Ku është hajni?
Autori i Lajmit: red.
Sa e sa emra pushtetarësh përmenden si hajna, manipulues, keqpërdorues e keq-menaxhues. Ka shumë fjalë e pak fakte. Kritikuesit flasim sipas bindjeve dhe informatave që marrin nga kafenetë. Prokuroria nuk merret me emrat që përmenden e as me ata që etiketojnë. Ndoshta nuk guxon! Me shumë lehtësi përmendet cilido emër i liderit institucional e partiak, i ministrit apo i biznesmenit. Ai denoncohet publikisht si hajn, keqpërdorues, keq-menaxhues, si njeri i prirë të punojë për përfitime personale në dëm të interesit shoqëror. Por, në të shumtën e rasteve ato mbeten vetëm llafe. Ditët e fundit ishin të mbushura me plot konferenca shtypi, me akuza nga më të ndryshmet, duke nisur nga mënyra e shfrytëzimit dhe menaxhimit të parave të buxhetit të Kosovës, vendimet për privatizimin e ndërmarrjeve publike – Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Postës e Telekomit të Kosovës, dhënies së Aeroportit të Prishtinës në koncesion dhe “ndryshimit” të emrit të projektit nga “Kosova C” në “Kosova e Re”, për koston shumë të lartë të një kilometri rrugë e për bllokimin e karburanteve në kufi. Sipas organizatorëve të këtyre debateve, as kryeministri e asnjëri nga ministrat nuk po i bëkan këto punë për të mirën e Kosovës, por për xhepat e tyre. Nuk dua apriori as të mendoj se të apostrofuarit janë të shenjtë, përkatësisht se nuk e kanë lakmi paranë dhe pasurinë. Por, nuk pranoj as fajësinë e askujt vetëm pse ai nuk qenka simpatik për opozitën, apo për ndonjë individ që ka guxim të bëjë denoncime publike. Faktet janë ato që vërtet më bëjnë jo vetëm ta urrej, por edhe të përpiqem me çdo kusht që ai që më nxin jetën mua të gjendet prapa grilave. Nëse ka kush e dërgon atje. Do të ishte e pranueshme sikurse të gjitha akuzat dhe dyshimet të mbeteshin vetëm muhabete kafenesh, si tema për ata që presin që kamerierët t u thotë natën e mirë. Por, më e keqja është se debate të këtilla zhvillohen në nivele shumë serioze, bëhen në mënyrë publike, por nuk ofrohen dëshmi të mjaftueshme, ashtu që autorët e tyre të bindin opinionin apo përgjegjësit e institucioneve se vërtet kanë të drejtë për atë që thonë. Të ofrojnë fakte dhe të hapin rrugë që dikush të veprojë në mënyrë institucionale. Në këtë rrëfim dallon Agjensioni Kosovar Anti-korrupsion. Shefi i këtij agjensioni publikisht ka deklaruar se ka dosje për disa raste të dyshimit për korrupsion në nivele ministrore e më poshtë. Ai disa prej tyre i ka dorëzuar në prokurori, por si duket dosjet po i mbulon pluhuri. Njësoj punohet edhe në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm. Në raportet e tij, të cilat janë publike, nuk flitet me emra e mbiemra, por tregohen institucionet dhe format e zhdukjes së parasë publike, shkeljes së procedurave ligjore dhe të keq-menaxhimit, Por, gjithçka mbetet këtu. Ndonëse faktet vijnë nga një institucion i besueshëm, askush nuk ka guxim e as vullnet që të vazhdojë më tutje. Këtu nis i tërë problemi. Në këtë shoqëri ka shumëçka të kalbur, që kundërmon dhe e bën tërë ambientin të padurueshëm, e askush nuk përkujdeset për pastrimin e tij. Barra kryesore këtu bie mbi institucionet, e në rend të parë mbi prokurorinë. Është detyrë e saj të zbardhë të gjitha rastet ku dyshimet shfaqen në mënyrë publike. Të gjendet fajtori, nëse vërtet ekziston ai. Duke kapur të këtillët, mbrohet ligji, institucioni dhe tërë shoqëria. Por, nëse nuk ka asgjë, atëherë po ai prokuror të merret me denoncuesit, të cilët merren vetëm me njollosjen e individëve të caktuar. Në domosdonë e pastrimit të ambientit nuk mund të përjashtohet as Qeveria e Kosovës. Është e pamjaftueshme që ajo të luftojë të keqen vetëm me deklarata dhe me tituj atraktivë në gazeta, por të insistojë më me këmbëngulje te organet gjyqësore që të merren me rastet kur përmendet ndonjë individ nga stafi i saj. Ajo në këtë mënyrë ruan pastërtinë e individëve dhe të institucionit. Po qe se brenda saj ka individë që duan të fitojnë pa respektuar rregullat e lojës, të tillët të mënjanohen, ashtu që të shpëtojnë ata që punojnë ndryshe. Çka është më keq, Qeveria heshtë edhe kur etiketohen anëtarët e saj. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës e ka kohën që për herë të parë të vë në agjendën e punës zbatimin e ligjshmërisë në Kosovë. Të hulumtojë se ku po mbesin të gjitha ato ligje që po i miraton, kush po i respekton e kush po i shkel. Përderisa në këtë mënyrë nuk bëhet zbardhja e situatave, atëherë të gjithë pushtetarët do të jenë temë e debateve dhe e dyshimeve. Secili do të merr guximin për njollosje dhe etiketime publike, pasi që askush nuk pëson. Me një fjalë, e drejta dhe e padrejta shndërrohet në kategori morale e jo ligjore. Ndonëse ka shumë indikacione për dyshime. Jeta e qytetarit shumë ngadalë po ndryshon për të mirë, sado që buxheti i Kosovës secilin vit është duke u rritur. Përmenden shifra të larta të zhvillimit ekonomik, kurse varfëria është në rritje. Flitet se investitorët e huaj nuk e kanë harruar Kosovën, mirëpo papunësia nuk po zvogëlohet. Atëherë këtu dikush ka faj. Për këtë arsye të vihen në funksion të gjithë mekanizmat dhe të gjendet fajtori. Këtë punë mund ta kryejë hetuesia e prokuroria, por me kusht që pavarësia dhe pacenueshmëria e tyre mos të mbetet vetëm një fjali në ligj, po të jetë praktikë të cilën duhet ta garantojë Qeveria e Kosovës. Por, realisht, hetuesve dhe prokurorëve u duhet më shumë guxim individual dhe profesional, ashtu që të mos punojnë vetëm për hatër të ndonjë individi apo të grupit të interesit. Ata nuk duhet të aktivizohen vetëm kur dikush ua bënë me sy. Duhet të gjejnë fajtorin, por edhe t ua mbyllin gojën atyre që njollosin pa asnjë fakt. Përderisa vazhdon kjo amulli, atëherë të gjithë do të mbesin të dyshimtë, por kurrë nuk do të ketë të akuzuar e fajtorë. Do të vazhdojë pasiguria dhe jostabiliteti i shtetit. Prandaj bëhet shumë normale e drejta për të etiketuar pa fakte. Njësoj sikurse përfitimi përmes korrupsionit dhe krimit. Sipas normave të demokracisë, askujt nuk mund t i mbyllet goja. Por, as që të njollosë dhe të etiketojë përderisa nuk ofron fakte. Së paku këtë nuk mund ta bëjë publikisht.
(Autori është redaktor i Ekonomisë në gazetën Express)
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008