Lagerbak: “Fiksojeni mirë, nuk i trembemi Shqipërisë!”
Dash Frashëri
Gjithçka sekret. As formacion. As skemë. Katër vjet më parë trajneri suedez Lars Lagerbak shijoi një humbje edhe pse me shije “miqësore” me Shqipërinë. Dy orët e “kundrimit” të impiantit ndërkombëtar “Qemal Stafa” nga kati i pestë i hotelit më luksoz në Shqipëri, “Sheraton” (gati 100 metra larg stadiumit), i kanë mjaftuar 60-vjeçarit për të kuptuar se aventura e tij e tretë në eliminatoret e një Kampionati Botëror (2002, 2006, 2010), mund të fillojë edhe me një humbje, dhe në rast të moskualifikimit për në “Afrika e Jugut 2010”, mund të përfundojë edhe me një dorëehqje. Gjithsesi, Lagerbak deklaroi jo pa nervozizëm në konferencën e tij të shtypit për median shqiptare e suedeze: “Unë nuk i trembem Shqipërisë”.
Zoti Lagerbak në ndeshjen e fundit (të humbur kundër Francës 2-3) keni ndryshuar skemën. A do të vazhdoni të njëjtin eksperiment edhe në ndeshjen kundër Shqipërisë?
- Nuk mund të tregoj asgjë. Edhe formacionin nuk kam pse ta bëj të ditur. Deri në momentin e fundit do të jetë sekret. Natyrshëm, që disa lojtarë kohët e fundit kanë treguar shenja lodhje.
Para katër vjetësh keni humbur me Shqipërinë në një ndeshje miqësore. Çfarë prisni nga ballafaqimi zyrtar?
- Me siguri do të presim një ndeshje shumë të vështirë. Unë mendoj se ekipi shqiptar është po ai si para katër viteve. Ka lojtarë shumë të aftë, shumë të zotë. Luajnë shumë mirë e janë të rrezikshëm para portës. Besoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë.
Keni disa mungesa, Elmander, Svenson, Vilhelmson. Sa ju shqetëson kjo gjë?
- Dua të jem i sinqertë. Mungesat më shqetësojnë. Përveç Svensonit e Vilhelmson ne kemi edhe disa lojtarë të tjerë të mirë, që nuk mundën të bashkohen me grupin.
Sa e rëndësishme është për ju rezultati i ndeshjes së parë?
- Të gjitha ndeshjet ndërkombëtare janë si një finale. Nuk ka rëndësi ndeshja e parë apo të tjerat në ndeshjet në grupe. Sigurisht që kemi ardhur për të marrë pikë. Edhe sikur të marrim një rezultat tjetër, ne duhet të mendojmë për anën psikologjike të grupit të lojtarëve, pavarësisht nga rezultati. Ne do të luftojmë të bëjmë më të mirën.
Pasi keni humbur ndeshjen e fundit, a do të ishit i kënaqur me një barazim në Tiranë?
- Nëse Shqipëria do të luajë mirë, më të vërtetë do të isha i kënaqur edhe me një barazim.
Cila është gjëndja e Ibrahimoviçit dhe a e shihni si liderin e ekipit tuaj?
- Sigurisht që Zlatan Ibrahimoviç është lojtari më i mirë që ne kemi. Ai jep një kontribut të madh në skuadër. Ne jemi të shqetësuar për problemet me gjurin e tij, pasi ndonjëherë ndjen edhe ndonjë dhimbje të vogël. Ndeshjet e fundit me Interin ka luajtur shumë mirë. Edhe me stërvitjen me skuadrën kombëtare në Stokholm ka qenë në një formë të mirë.
Në rast se Suedia nuk do të arrijë të kualifikohet për në Botëror, a do ta jepni dorëheqjen pas dhjetë vitesh në bankinën e përfaqësueses?
- Nuk e di. Nuk besoj se nuk do të kualifikohemi. Megjithatë, unë kam një kontratë me federatën që skadon pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2010.
Suedia ka humbur tri ndeshjet e fundit, dy në Euro 2008 e një miqësore me Francën. A mendoni se kjo seri negative mund të ndodhë Tiranë?
- Pavarësisht se kemi humbur, unë jam optimist se do të bëjmë më të mirën në Tiranë. Do të përpiqemi me të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjen.
Kë vlerësoni si më të rrezikshëm nga rivalët dy vendet e para në grupin tonë?
- Të them të drejtën është grup shumë i vështirë. Do të impenjohemi maksimalisht në të gjitha ndeshjet. Personalisht si ekipin më të fortë e më favorit shoh Portugalinë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë.
Sa është e përgatitur fizikisht Suedia për të përballuar edhe kohën e nxehtë në Shqipëri?
- Është pak e habitshme të diskutosh kondicionin fizik të ekipit suedez. Arma më e fortë e lojës sonë mbështeten pikërisht në anën fizike. Mendoj se lojtarët tanë do të jenë të freskët fizikisht deri në përfundim të ndeshjes, ku shpresojmë dhe ta fitojmë.
Me aq sa njihni ekipi shqiptar, nga kush keni frikë?
Shqipëria në mesfushë e në sulm ka lojtarë shuam të aftë e zgjuar. Unë mendoj se ekipi juaj ka dobësi në mbrojtje.
(Gazetar suedez) Në eliminatoret e Kampionatit Europian, Shqipëria bëri paraqitje shumë të mirë kundër Holandës e Bullgarisë. A keni menduar se kjo gjë mund të ndodhë edhe me Suedinë?
- Nuk i trembemi aspak Shqipërisë. E theksoj nuk trembemi. Do të luajmë futbollin tonë, ashtu siç kemi luajtur kundër skuadrave të tjera. Shqipëria ka bërë ndeshje shumë të mira në eliminatoret e Kampionatit Europian. Ne do të mundohemi me të gjitha mënyrat të përballojmë Shqipërinë në shtëpinë e saj.
(Gazetar suedez) Do të përballeni me një trajner si Ari Han. Ai druheni nga ndonjë kurth prej holandezit?
- Holanda është një vend që prodhon shumë trajnerë të mirë. Një nga këta është dhe Ari Han. Ai është një trajner, i cili ka bërë shkollën e trajnerit të famshëm holandes Rinus Mishels. Ai është i njohur për njohuritë e tij në futboll e leksionet që u ka dhënë shumë trajnerëve. Ashtu si dhe trajnerët e tjerë holandezë, edhe Han qëndron në të njëjtin nivel.
SHQIPËRI-SUEDI
BASTET 1 X 2
Bet365 5.50 3.60 1.57
Expekt 5.45 3.45 1.65
Gamebookers 5.00 3.40 1.65
MyBet 5.00 3.60 1.60
SUEDIA
Portierë: Andreas Isaksson (PSV Eindhoven), Johan Ëiland (Elfsborg).
Mbrojtës: Andreas Granqvist (Groningen), Petter Hansson (Stade Rennes), Daniel Majstorovic (AEK Athens), Olof Mellberg (Juventus), Mikael Nilsson (Panathinaikos), Max von Schlebrugge (Brondby), Fredrik Stoor (Fulham), Oscar Vendt (FC Copenhagen).
Mesfushorë: Daniel Andersson (Malmo), Viktor Elm (Kalmar), Samuel Holmen (Brondby), Kim Kallstrom (Olympique Lyon), Sebastian Larsson (Birmingham City), Tobias Linderoth (Galatasaray), Anders Svensson (Elfsborg), Christian Vilhelmsson (Al-Hilal).
Sulmues: Marcus Berg (Groningen), Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Henrik Larsson (Helsingborg), Markus Rosenberg (Ëerder Bremen).
Kampionati Botëror 2010
Ndeshjet kualifikuese
Zona evropiane
Grupi 1
06.09.08 Shqipëri - Suedi
06.09.08 Maltë - Portugali
06.09.08 Hungari - Danimarkë
10.09.08 Suedi - Hungari
10.09.08 Portugali - Danimarkë
10.09.08 Shqipëri - Maltë
11.10.08 Hungari - Shqipëri
11.10.08 Danimarkë - Maltë
11.10.08 Suedi - Portugali
15.10.08 Maltë - Hungari
15.10.08 Portugali - Shqipëri
11.02.09 Maltë - Shqipëri
28.03.09 Maltë - Danimarkë
28.03.09 Shqipëri - Hungari
28.03.09 Portugali - Suedi
01.04.09 Hungari - Maltë
01.04.09 Danimarkë - Shqipëri
06.06.09 Shqipëri - Portugali
06.06.09 Suedi - Danimarkë
10.06.09 Suedi - Maltë
05.09.09 Danimarkë - Portugali
05.09.09 Hungari - Suedi
09.09.09 Hungari - Portugali
09.09.09 Maltë - Suedi
09.09.09 Shqipëri - Danimarkë
10.10.09 Portugali - Hungari
10.10.09 Danimarkë - Suedi
14.10.09 Danimarkë - Hungari
14.10.09 Portugali - Maltë
14.10.09 Suedi - Shqipëri
Grupi 2
06.09.08 Moldavi - Letoni
06.09.08 Izrael - Zvicër
06.09.08 Luksemburg - Greqi
Grupi 3
06.09.08 Sllovaki - Irelandë V.
06.09.08 Poloni - Slloveni
Grupi 4
06.09.08 Uells - Azerbajxhan
06.09.08 Lihtenshtejn - Gjermani
Grupi 5
06.09.08 Armeni - Turqi
06.09.08 Belgjikë - Estoni
06.09.08 Spanjë - Bosnjë
Grupi 6
20.08.08 Kazakistan – Andora 3-0
06.09.08 Andora - Angli
06.09.08 Ukrainë - Bjellorusi
06.09.08 Kroaci - Kazakistan
Grupi 7
06.09.08 Austri - Francë
06.09.08 Serbi - I.Faroe
06.09.08 Rumani - Lituani
Grupi 8
06.09.08 Gjeorgji - Irlandë
06.09.08 Mali i Zi - Bullgari
06.09.08 Qipro - Itali
Grupi 9
06.09.08 Norvegji - Islandë
06.09.08 Maqedoni - Skoci
Si shkohet në AFRIKËN E JUGUT
53 skuadra pjesëmarrëse të ndara në 9 do të luftojnë për 13 vende në fazën finale në Afrikën e Jugut. Nëntë skuadrat që zënë vendin e parë në grup shkojnë automatikisht në finale. Tetë skuadrat e dyta më të mira do të ndeshen në play-off, me dy ndeshje vajtje-ardhje, më 14 dhe 18 nëntor 2009, për të nxjerrë katër skuadrat e fundit finaliste të zonës evropiane.
Botërori 2010
Lipi kërkon tri pikë në Qipro
Trajneri që ngjiti Italinë në piedestalin më të lartë të futbollit botëror në Gjermani 2006 nuk kërkon justifikime nga skuadra e tij për ndeshjen e parë ndaj Qipros: “Duam me çdo kusht tri pikët. Kemi një skuadër të kompletuar dhe do të bëjmë të pamundurën për t’u larguar nga Qipro me një sukses të merituar. Duke parë formën e mirë të sulmuesve tanë, me përjashtim të Aleksit, besoj se ekziston një mundësi e mirë që në sfidën e parë të zbresim në fushë me tri sulmues”. Portieri Xhanluixhi Bufon thotë: “Shkojmë në Qipro për të marrë tri pikët, ndonëse nuk duhet të lemë pa përmendur klimën e vështirë sportive që ekziston atje, si dhe rritjen që ka pësuar futbolli qipriot gjatë viteve të fundit”. Një batutë të fundit, mbrojtësi ekstrem i përfaqësueses italiane dhe asaj të Juventusit, Xhixhi Bufon, e rezervon edhe për aventurën në Ligën e Kampioneve, që Juventusi do ta nisë pas dhjetë ditësh: “Nuk jemi të kompletuar për të synuar fitoren finale të Ligës së Kampioneve. Favoritet tashmë dihen se kush janë, por gjithsesi ne do të përpiqemi të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur, pasi nuk do të jemi një kundërshtar i lehtë për askënd”.
ANGLIA
Fabio Kapelo, prova me Andorën
Kundërshtari i parë i Kombëtares angleze për eliminatoret e kampionatit botëror të 2010 nuk është një ekip që të ngjall shumë frikë, Andora. Një punë mjaft e lehtë për trajnerin italian Fabio Kapelo, i cili ka për të detyrë të kualifikojë skuadrën e “tre luanëve” për në kampionatin botëror të 2010, që do të luhet në Afrikën e Jugut. “Nëse fiton, ti je më i madhi, je shpëtimtari; por nëse humb, atëherë ti je budallai!”, - deklaroi tekniku i përfaqësueses angleze, Fabio Kapelo.
GJERMANIA
Lojtarë të rinj ndaj Lihtenshteinit
Mungesat e shumta në skuadër i kanë imponuar trajnerit të Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, që t’i besojë një vend titullari për ndeshjen e parë eliminatore mbrojtësit 21-vjeçar të Shtutgartit, Serdar Taski dhe mesfushorit të Hamburgut, Piotr Troçovski. “Troçovski ka bërë paraqitje mjaft të m,ira kohët e fundit dhe te skuadra e hambrugut ka bërë një hap të madh përpara”, u shpreh asistenti i Joakim Lëv, Hansi Dietr Flik. Miroslav Klose do të jetë kapiteni i përfaqësueses gjermane për ndeshjen e sotme duke zëvendësuar të dëmtuarin Mikael Balak. “Gjashtë pikë janë detyrim për ne”, theksoi mbrojtësi i skuadrë së Realit të Madridit, Kristof Mecelder.
Zvicra
Hicfeld: “Izraeli, test i vështirë”
Otmar Hicfeld është përpara provës së tij të parë të fortë me Kombëtaren Zvicerane, e cila do të ndeshet në transfertën e vështirë të Izraelit: “Do të jetë një takim tepër i vështirë për ne. Kombëtarja e Izraelit është tepër e fortë në fushën e saj.
Duhet të gjej zgjidhjen e duhur, për të eleminuar forcën e izraelitëve dhe të tregojë forcën e skuadrës sonë”.
Spanja
Del Boske: “Bosnja, argëtim për ne”
Kampionët në fuqi të Evropës janë përpara një fillimi të ri me ish-trajnerin e skuadrës së Realit të Madridit Vinsente del Boske, i cili ka marrë drejtimin e përfaqësueses spanjolle pas largimit të Luis Aragones. Spanja e nis me Bosnjën, një kundërshtar i lehtë. “Unë do të vazhdojë ta ndërtojë skuadrën aty ku e kam gjetur, me një shpirt të madh gare dhe me një skuadër mjaft të bashkuar. Përpara se të merrja këtë detyrë të gjithë më kanë paralajmëruar se pritshmëria do jetë shumë e madhe pasi Aragones u shpall kampion evrope me këtë skuadër”, deklaroi tekniku 56-vjeçar, Vinsente del Boske.
6 Shtator 2008