Vera, ose kantina e dashurisë
Vera është pije alkoolike e përftuar nga fermentimi i lëngut të rrushit. Balanci natyral kimik i rrushit është i mjaftueshëm për të mos përdorur sheqerna, acide apo enzima. Varietete të ndryshme rrushi bëjnë që edhe shijet e verërave të ndryshojnë megjithatë ky nuk është fruti i vetëm për përftimin e verës. Të përdorshme janë edhe mollët dhe manaferrat por në këtë rast vera merr emrin e vetë frutit. (përshembull verë molle ose verë manaferre). Më të çuditshmet janë verërat që vijnë nga orizi por edhe nga materiale të tjera niseshtore, ato për nga shija janë të përafërta me birrën. Në këtë rast termi “verë” përdoret për të përcaktuar përmbajtjen e lartë të alkoolit.
Historia
Vera daton që në vitet 6000 para Krishtit dhe mendohet të jetë prodhuar fillimisht në kufijtë e Izraelit, Gjeorgjisë dhe Iranit. Pija magjibërëse u shfaq në Europë në vitet 4500 para Krishtit në trojet ku janë sot Bullgaria dhe Greqia, më pas pati përdorim të gjerë në Greqinë e lashtë dhe në Romë. Përgjatë historisë, vera ka luajtur rol të rëndësishëm edhe tek besimet dhe feja. Perëndia greke Dionisi dhe sinonimi i tij në Romë Bakus përfaqësonin verën Kjo pije është përdorur në ceremonitë kristiane, ndërsa fjala verë vjen nga latinishtja e vjetër “vinium”. Një artikull i vitit
2003 tregon se ekziston mundësia që rrushi të përzjehej me orizin për prodhimin e pijeve të fermentuara në Kinë që në vitin 7000 para Krishtit. Për këto pije përdoreshin edhe lloje të egrra të rrushit kinez. Në Egjiptin e lashtë, vera u bë pjesë e historisë duke luajtur rol të rëndësishëm në ceremonitë shoqërore. Gjurmë të verës janë gjetur edhe në Azinë Qëndrore ndërsa në Europën e Mesjetës Kisha Katolike ishte përkrahëse e qëndrueshme e saj
pasi ishte e domosdoshme për celebrimin e meshave. Në vende si Gjermania, birra konsiderohej si pije paganësh, ndërsa vera si civiliim dhe shenjë e kristianizmit. Bota Islamike e kishte të ndaluar përdorimin e verës megjithatë më vonë ajo u lejua të përdorej vetëm për përdorime mjekësore dhe produkte kozmetike.
Klasifikimi
Verërat në Europë janë të klasifikuara sipas krahinave( Bordeaux dhe Chianti), ndërsa në vendet e tjera ato klasifikohen sipas llojeve të rrushit (Pinot Noir dhe Merlot). Franca është e njohur për sistemin e saj në bazë të territorit, me klasifikime të gamës
“Vin de Table” (verë tavoline). Edhe Portugalia është e ngjashme me Francën në këtë drejtim, në fakt portugezët qenë nismëtarët e kësaj teknike që në vitin 1756. Vendndodhje të famshme jo-europiane për prodhimin e verës janë: Lugina Napa në Kaliforni, Lugina Barosa në Australi, Lugina Willamette në Oregon dhe Marlborough në Zelandën e Re.
Shijet
Shijimi i verës ka të bëjë me ekzaminimin ndijor dhe vlerësimin. Pija mund të klasifikohet duke u nisur nga efekti që jep në qiellëzën e konsumatorit. Ajo është e përbërë nga përzierje kimike të ngjashme ose indentike me shijen e frutave, perimeve dhe erëzave. Ëmbëlsia e pijes përcaktohet nga sasia e mbetur e sheqerit në verë pas fermentimit. Vera e thatë përshembull ka sasi të pakta të mbetjeve të sheqerit. Shije të veçanta mund të zbulohen në bazë të molekulave organike mikse siç janë esteri dhe terpeni që lëngu i rrushit dhe verës përmban. Shijuesit zakonisht mund të dallojnë ndërmjet shijeve karakteristike të llojeve të rrushit. Elementet më tipike të shijeve në mbarë botën janë ato të ngjashmet me çokollatën, vaniljen ose kafen dhe kjo nuk vjen nga rrushi por nga vetë përbërësit që përdoren. Disa lloje mund të jenë edhe të gazuara kur përdoren disa kriëpra të tretura që më pas thithen nga vera. Aroma e verës vjen nga përbërës të paqëndrueshëm që shpërndahen në ajër. Avullimi i këtyre përbërësve mund të shpëndahet më mirë në gotë, për këtë arsye këshillohet që ajo të shërbehet me temperaturën e ambjentit. Për verën e kuqë që ka një aromë më të rëndë sesa ajo e bardhë, shumë persona preferojnë ta konsumojnë të freskët.
Koleksionet
Château Margaux është e para në zonën e Francës. Vera është konsideruar si produkti ushqimor më i shtrenjtë dhe verërat më të njohura nga zonat e përcaktuara janë shitur edhe për mijëra dollarë për shishe. Pijet më të zakonshme për investime përfshijnë ato nga Bordeaux në Francë dhe verërat kult nga Kalifornia. Investimet në verëra të mira kanë tërhequr mashtrues të cilët gjuajnë viktimat e tyre, të panjohur me botën e verës.
Këta mashtrues shpesh punojnë me ngarkesa që arrijnë vlera të mëdha monetare ose verëra të cilësisë jo të mirë për të cilat duket se u bëjnë favore ofruesve.
Varietetet e rrushit
Vera e rrushit zakonisht prodhohet nga një ose më shumë varietete të llojeve europiane si Vitis vinifera, ashtu edhe Pinot Noir, Chardonnay, ose Merlot. Kur një nga këto varietete përdoret për t’i dhënë shijen bazë rezultati është shumlojshmëria. Vera e përzier nuk konsiderohet inferiore ndaj një lloji tjetër dhe në fakt në disa verëra të shtrenjta nga zona si Bordeaux apo Rhone Valley vërejmë përzierje varietetesh të të njëjtit lloj rrushi.
6 Shtator 2008