E Martë, 3 Nëntor 2026

Lai: I vendosur për të mbrojtur Tajvanin nga kërcënimet e Kinës

Presidenti i sapozgjedhur i Taivanit William Lai siguroi se ishte “i vendosur të mbrojë Tajvanin nga kërcënimet dhe frikësimet e vazhdueshme të Kinës dhe të punojë për të ruajtur ”status quo” midis dy anëve të ngushticës së Tajvanit.

Duke folur për median dhe mbështetësit në tendën e ngritur në zonën zgjedhore të DPP pas fitores së tij presidenciale, Lai shtoi se ”paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit është një përgjegjësi e rëndësishme”.

”Ne do të përdorim dialogun për të zëvendësuar konfrontimin në shkëmbimet me Kinën”, theksoi ai. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›