E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak - Rama, takim në selinë rozë

Pas takimit të mbajtur pak minuta më parë ndërmjet Presidentit Bamir Topi dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për ndërmjetësimin në arritjen e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, Miroslav Lajçak, tashme po zhvillohet një takim tjetër.

Ndërkaq, në këto momente po mbahet një takim në selinë rozë, me kreun e opozitës Edi Rama.
 

Në takimin me liderin e opozitës, Lajçak po ndërmjetëson për gjetjen e një kompromisi për nisjen e dialogut.
 

Lajçak në takimin me Presidentin theksoi se është tejet i rëndësishëm hetimi i paanshëm, transparent dhe i pavarur i ngjarjeve të 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›