E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore OSBE Partite te propozojne komisioneret

Perfaqesuesit opozitare ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nuk duhet te bojkotojne. Apeli kete here vjen nga kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Wollfarth. Presim qe te gjitha afatet e tjera ligjore te respektohen plotesisht ashtu sikurse presim qe te gjithe anetaret e KQZ-se te marrin pjese ne te gjitha mbledhjet - theksoi ai. Me tej kreu i OSBE-se kerkoi qe partite politike te dorezojne propozimet per anetare te komisioneve zgjedhore. Wollfarth tha se OSBE eshte e informuar se asnje parti politike nuk ka dorezuar deri me tani ne KQZ listen e plote te kandidateve per zgjedhjet vendore te 8 majit. Shqiptaret dhe partneret nderkombetare te vendit presin qe zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te zhvillohen me 8 maj ashtu sic jane dekretuar nga Presidenti i Republikes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte ne fazen e pergatitjes se ketyre zgjedhjeve. Puna e tij do te behej me e lehte nese te gjitha partite politike veprojne menjehere dhe respektojne ligjin duke dorezuar emrat e te gjithe komisionereve zgjedhore brenda afatit - tha Wollfarth. Sipas Kodit Zgjedhor afati i fundit per paraqitjen e emrave te komisionereve te komisioneve te nivelit te dyte ishte 24 janari. Afati qe KQZ-ja te konstituoje te gjitha komisionet eshte 7 shkurti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›