E Diel, 1 Nëntor 2026

Subashi del ne pension nuk iken nga KQZ-ja

Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duhet te lere detyren e saj per shkak se ka mbushur moshen e pensionit. Por pavaresisht ketij percaktimi ligjor zonja Subashi vijon te jete numri dy i KQZ-se. Kreu i komisionit Arben Ristani informoi perseri dje anetaret se i kishte derguar shkrese Kuvendit per kete ceshtje. Ne baze te nenit 18 te Kodit Zgjedhor mandati i anetarit te komisionit te zgjedhjeve mbaron kur mbush moshen e pensionit ne kohe qe znj. Subashi lidhur me kete ligj te sigurimeve shoqerore ka mbushur moshen e pensionit dhe ne baze te Kodit Zgjedhor mandati konsiderohet i perfunduar. Per kete kam komunikuar me Parlamentin nepermjet nje shkrese ku i kam vene ne dijeni me situaten por perfundimi i mandatit nuk lidhet me vendimmarrjen e Parlamentit dhe pavaresisht nga vendimmarrja e Parlamentit mandati konsiderohet i perfunduar - u shpreh Ristani. Po ashtu kreu i KQZ-se perseriti thirrjen per anetaret opozitare qe te behen pjese e punes se ketij komisioni. Publikisht u bej dhe nje here thirrje qe te marrin pjese ne mbledhjet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve se eshte ne detyren e tyre dhe ne zbatim te ligjit - tha ai. Pas ketij apeli KQZ vijoi me rendin e dites duke miratuar projekt-vendimin Per miratimin e modeleve te vendimeve dhe dokumentacionit te punes se KZAZ-ve per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 08.05.2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›