E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet Rama Kushte absurde per zgjedhjet

Ne nje kohe kur OSBE-ja kerkoi qe partite politike te paraqesin propozimet e tyre per anetare te komisioneve ne KQZ lideri i opozites Edi Rama u shpreh dje pothuajse i sigurt ne mospjesemarrjen e opozites ne zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit 2011. Sipas kryesocialistit ne situaten aktuale ku ndodhet vendi eshte krejtesisht absurde te permenden zgjedhjet e ardhshme vendore edhe pse mazhoranca qeverisese ka kohe qe i ben paralajmerime ndaj opozites ne lidhje me bashkepunimin per reformen zgjedhore. Refuzimi per te degjuar opoziten pershkallezimi i barbarise antikushtetuese e antidemokratike me sulmet ndaj Presidentit prokurores se Pergjithshme mosdorezimi i gjashte te kerkuarve nga drejtesia per vrasjen e 3 njerezve te pafajshem ne nje masaker shteterore nxjerrja e Policise se Shtetit nga korniza e ligjit e bejne krejtesisht absurde permendjen e zgjedhjeve te 8 majit si mundesi per te kapercyer kete krize te jashtezakonshme - deklaroi Rama. Kreu i selise roze riperseriti edhe nje here se opozita do te vazhdoje ne rrugen e saj te protestave edhe pse kjo gje eshte kundershtuar shume nga nderkombetaret kohet e fundit. Pasneser te premten 4 shkurt Tirana Vlora Lezha e Korca do te demonstrojne per te kerkuar rivendosjen e demokracise me zgjedhje te lira e te ndershme dhe rikthimin e Policise se Shtetit brenda ligjit permes ekzekutimit te 6 urdher-ndalimeve te Prokurorise se Pergjithshme. Shqiperia kerkon paqe e qetesi por jo paqe ne frike e heshtje ne nje boshllek antidemokratik ku regjimi i kusarise po lufton kunder nje puci imagjinar me qellimin qe te likuidoje qe te gjitha burimet qe kontrollojne qeverine apo qe kundershtojne qeverinetheksoi Rama. Nderkombetaret dhe mazhoranca qeverise kane bere thirrje te shpeshta ndaj opozites per te bashkepunuar ne lidhje me reformen zgjedhore por kjo e fundit asnjehere nuk ka pranuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›