E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajcak Institucionet kushtetuese te hetojne punoni per integrimin

Ndermjetesuesi i BE-se Miroslav Lajcak pas takimeve me lideret politik ne vend tha se gjate ketyre diteve ka patur zhvillime pozitive dhe negative. Ai beri thirrje qe institucionet shteterore te lejojne hetimet e pavarura ndersa udheheqesit politik te vazhdojne punen e tyre per te arritur qellimet integruese te vendit.

Ne nje konference per shtyp menjehere pas takimit me kreun e PS-se Edi Rama Lajcak tha se anullimi i tubimit nga mazhoranca dhe hetimi i Prokurorise jane disa hapa pozitive. Sipas tij ka ende arsye per te qene te shqetesuar per situaten ne Shqiperi pasi ka ende rrezik per pershkallezim te situates.

Lajcak beri thirrje per marrjen e disa hapave konkret. Ai beri thirrje per uljen e toneve politike retorikes nxitese apo te zjarrte.

Se pari jo dhune retorike nxitese apo te zjarrte. Respekt per sundimin e ligjit dhe instutucionet sipas Kushtetutes. Se dyti duhet te rifilloje dialogu politik ashtu sic u shkon per shtat vendeve europiane. Kjo duhet bere duke filluar punen edhe per zgjedhjet 8 maj duke i cuar nje mesazh pozitiv gjithe popullit. Se treti te fillohet puna per 12 pikat te cilat jane nxjerre nga KE me te cilat duhet te merren palet politike qe te keni ecuri pozitve - tha Lajcak

I derguar i BE-se Miroslav Lajcak beri me dije se eshte i shqetesuar per situaten por kam shprese qe kjo krize politike mund te kthehet per te ardhmen e Shqiperise- tha ai.
Duke folur mbi sulmet e fundit ndaj disa gazetareve Lajcak tha se pavaresia e mediaa duhet te garantohet qe gazetaret te kene te gjithe hapesiren e tyre per te informuar me objetivitet qytetaret e ketij vendi



I derguari i BE-se Miroslav Lajcak ne takimin e sotem me presidentin Bamir Topi beri thirrje per respektim te institucioneve kushtetuese dhe per gjetjen sa me shpejt te dialogut mes partive politike. Lajcak i tha presidentit Topi se pavaresisht sukseseve te medha te arritura si anetaresimi ne NATO liberalizimi i vizave dhe perparimi ne rrugetimin integrues per ne familjen evropiane ky moment qe po kalon Shqiperia eshte vendimtare dhe po pengon procesin e metejshem te anetaresimit te vendit ne Bashkimin Evropian

Nga ana e tij presidenti Topi e quajti misionin e Lajcak si nje mision jetik per Shqiperine. Presidenti Topi ritheksoi qendrimin institucional se dialogu konstruktiv i maturuar dhe me tone te qeta mes paleve eshte rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes se krizes politike dhe garanti i stabilitetit dhe i funksionimit te drejte te shtetit ligjor dhe institucioneve ne frymen dhe sipas standardeve demokratike.

Kryetari i Shtetit vuri ne dukje se klasa politike shqiptare ne keto momente duhet te gjeje e te vere ne perdorim te gjithe mekanizmat ligjore demokratike per te dale nga kjo situate problematike ne interes te Shqiperise dhe te shtetasve te saj per te siguruar qetesine dhe stabilitetin e duhur per vendin dhe shoqerine shqiptare ne realizim te projekteve dhe te ardhmes sone evropiane

Gjate takimit te dy baashkebiseduesit nenvizuan rendesine e zhvillimit te nje hetimi teresor profesional transparent e te paanshem te ngjarjeve te 21 janarit qe sipas tyre duhet te shoqerohet njekohesisht edhe me rivendosjen e menjehershme te dialogut politik institucional si dhe respektimin e institucioneve te pavarura kushtetuese.



I derguari i BE-se Miroslav Lajcak ka mberritur sot ne Tirane ne viziten e tij te dyte brenda pak ditesh si ndermjrtesues per rivendosjen e dialogut mes partive politike ne vend. Rreth nje ore me pare Lajcak eshte takuar me presidentin Bamir Topi.

Ne keto momente Miroslav Lajcak eshte ne takim me kryeministrin Sali Berisha e menjehere me pas rreth ores 1630 ndermjetesuesi i BE-se do te takohet me liderin e opozites Edi Rama.

Ne viziten e tij te pare i derguari i posacem i Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak fillimisht u shprehu ngushellimet familjeve qe humben njerezit e tyre ne demonstraten e 21 janarit. Me tej ai theksoi mesazhin e qarte qe i drejtohet popullit shqiptar. Ne jemi me ju duam qe Shqiperia te kete nje perspektive te qarte evropiane. Duam te shohim ulje te dhunes. Nuk eshte menyra evropiane e te zgjidhurit te ceshtjeve politike ajo qe pame te premten.

Lajcak permendi takimet e tij me udheheqesit kryesore gjate te cilave shprehu shqetesimin e BE-se ne lidhje me situaten. Theksova nevojen per qetesi. U kujtova perfaqesuesve politike pergjegjesine e tyre. Ne kerkojme shmangien e veprimeve qe mund te cojne ne konfrontime te tjera. Lajcak shprehu ne emer te BE-se se ne duam kthimin e Shqiperise ne rrugen evropiane. E bera te qarte se e ardhmja e Shqiperise varet nga ajo qe ne u kerkojme udheheqesve tuaj te behet dhe te behet tani. shte ne doren e politikaneve tuaj te bejne levizjen e duhur ne drejtimin e duhur. Ata e dine me saktesi se cduhet te bejne nenvizoi ai ne mbyllje te konferences per shtyp



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›