E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Bashkëpunim me Slloveninë

Ministri i Jashtëm shqiptar, njëkohësisht zv kryeministri Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim ditën e sotme kryeministrin slloven Ahmetovic në të cilën kanë diskutuar në lidhje me situatën aktuale sikurse dhe për proceset integruese të vendit.
 

Gjatë këtij takimi, kryeministri slloven theksoi se Bosnja së shpejti do të hapë një ambasadë në Tiranë e për këtë është shumë e rëndësishme që ndërmjet palëve të punohet për integrimin e vendit.
 

Ndër të tjera, temë thelbësore ishte dhe çështja e Kosovës, e cila është pjesë e proçesit integrues. Kryeministri slloven ka kërkuar që ndërmjet dy palëve, të bashkëpunohet, kjo në të mirë të integrimit të rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›