Obama pret personalitete në “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama priti ditën e sotme personalitete nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës, në takimin tradicional i quajtur “ Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve”.
Ndërkaq, Komiteti organizatorë ka ftuar disa përfaqësues të Shqipërisë dhe të Kosovës për të marrë pjesë në këtë ngjarje, e cila ka karakter të një forumi liderësh.
Në këto takime, përfaqësohet edhe Shqipëria rregullisht në dekadën e fundit. Pjesëmarrës nga pala shqiptare ishin Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe Damian Gjiknuri, anëtari i Komisionit të Ligjeve.
Nga Kosova, përfaqësues ishin kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, Xhavit Haliti nga PDK-ja, ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ish ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, dhe kryetari i SLS-së, Slobodan Petrovic, ndërsa ftesë ka marrë edhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli.
“Mëngjesi Kombëtarë i Lutjeve” 2011, u mbajt në Uashington, në hotelin Hilton International Ballroom dhe filloi pak para orës 09:00 të ditës së enjte.
Kjo është ceremonia e 59-të e “ Mëngjesit te Kombëtar i Lutjeve - National Prayer Breakfast” që zhvillohet në Uashington.
Takimi mbahet çdo të enjte të parë të shkurtit dhe mbledh rreth 3 mijë vizitorë, ku një e treta vijnë nga jashtë.
Tradita e mbledhjes në “Lutjet e Mëngjesit” është e vjetër rreth 6 dekada dhe daton që nga koha e presidentit Dwight Wisenhoëer i cili në vitin 1953 me një grup kongresmenësh organizoi një takim që kishte për qëllim lutje për Amerikën.