Berisha: Të hapur për bashkëpunim me Serbinë
BUDVA- Nen moton ‘Bashkim ne Diversitet’, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Budva se Shqiperia ka kënaqësinë te ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën, Maqedoninë dhe natyrisht do te punojë për një fryme të re në marrëdhëniet me Serbinë.
Sipas Berisha, te pranosh njeri tjetrin dhe të punosh se bashku- kjo është e ardhmja.
deklarata eshte bere gjate fjales se kryeministrit te Shqiperise ne takimin e Evropës Juglindore, një takim i përvitshëm ky që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore.
Në kete event morën pjesë liderë, politikanë, personalitete nga Evropa Juglindore dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, si Senatori i SHBA James Inholfe, kongresmeni Robert Aderholt, Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic, Kryeministri Igor Luksic dhe Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapic, Ministri i Puneve te Jashtme te Bosnje Hercegovines Zlatko Lagumdzija, ish Presidenti dhe ish kryeministri i Malit te Zi Milo Djukanovic dhe ish Presidenti Kroat Stjepan Mesic etj.
Qëllimi i këtij takimi është të ndajë në frymën e miqësisë, vlera dhe ide për promovimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës midis kombeve, kulturave dhe besimeve.
Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit,ndërsa Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve mblidhet çdo vit në Washington DC qe nga 1953.
Berisha e vlerësoi takimin si një takim miqësor, në të cilin njerëzit bëjnë gjithçka për të rritur mirëkuptimin, duke besuar se bashkimi në diversitet është forcë, është virtyt, është energji e pashtershme, është një vlerë hyjnore dhe njerëzore .
“Sot ne jemi mbledhur në moton “Bashkim ne Diversitet”. Ne kete pike une mbetem shume shqiptar. Arsyet për ketë qëndrim duhet gjetur ne historinë e kombit tim, një histori mjaft e vështirë, por kombi mbijetoi sepse ai mbeti i bashkuar ne diversitet. Gjate historisë sonë, disa dekada me parë pati përpjekje përçarëse ne baza fetare, por kombi mbeti i bashkuar. Me vone një pjese e madhe e shqiptareve te krishtere u kthyen ne myslimane. Historia mund të flasë”- tha ai.
Sipas Berishes, kombi shqiptar në diversitet është model i respektit të plote të diversitetit. “Në familjet shqiptare gjen njerëz të cilët i përkasin besimeve te ndryshme”- tha ai.