Lajçak në Tiranë, takohet me presidentin Topi
TIRANE-I derguari i BE-se, Miroslav Lajcak e ka nisur serine e takimeve ne Tirane me nje takimin me presidentin e vendit, Bamir Topi. Takimi ka nisur rreth ores 08.45 ne ambientet e Presidences dhe ka zgjatur plot nje ore. Ne oren 09.45, Lajçak dhe delegacioni qe e shoqeron ka lene Presidencen dhe eshte drejtuar ne godinen qeveritare. Sipas axhendes se dites, Lajçak do të vijojë takimet me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama.
Nje tjeter takim i pritshem eshte ai mes ndermjetesuesit te BE-se dhe kreut te KQZ-se, Arben Ristani, qe padyshim ka te beje me situaten parazgjedhore dhe pergatitjen infrastrukturore per mbarevajtjen e procesit, vleresuar si shume i rendesishem nga faktori nderkombetar.
Mbyllja e turit te takimit te Drejtorit në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë për Rusinë, Fqinjësinë me Lindjen dhe Ballkanin Perëndimor do të bëhet me nje deklaratë për shtypin në Qendrën e Informimit të BE-së, në orën 12:30.
Kjo eshte hera e trete qe Lajcak ndalet ne Tirane, qe pas kulmimit te krizes politike dhe tensionit te skajshem te marredhenieve politike qe pas demonstrates se 21 janarit, Mesazhi i dhene nga ai ka qene i qarte; dialog konstruktiv, tejkalim te mosmarreveshjeve, respktim te institucioneve, hetim te paanshem per 21 janarin dhe zgjedhje te ndershme.