PD e PS ndryshuan Kushtetuten duke hequr anetaret e zgjedhur nga Presidenti dhe KLD-se

TIRAN - Presidenti i Republikes Bamir Topi ia ka lene fajin e mos funksionimit te KQZ-se PD-se dhe PS-se duke deklaruar se edhe rikompozimi i ketij institucioni eshte kompetence e tyre. Perpara se keto dy parti te benin ndryshimet kushtetuese pavaresia e KQZ-se percaktohej nga Presidenti i Republikes.
Tani KQZ perbehet nga kater anetare mazhoranca dhe tre opozita duke u ndare qarte politikisht. Topi dhe pse jo ne menyre te drejtperdrejte la te kuptohej qarte se eshte kunder formules aktuale per caktimin e anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke e lene ate teresisht ne kompetence te partive politike. Ne vijim te ndryshimeve te mundshme kushtetuese presidenti Topi foli edhe per procesin e perzgjedhjes se kreut te shtetit duke propozuar caktimin e tij nga populli dhe jo nga Parlamenti.
Duke sjelle ne vemendje edhe ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008 kreu i shtetit deklaroi se vendimi per te pasur nje komision bipartizan e shnderron automatikisht ne nje ceshtje qe duhet te zgjidhjet ndermjet pozites dhe opozites. Fakti qe e kane pranuar ta ndertojne ne menyre bipartizan e ben te mundur vetem zgjidhjen nepermjet tyre absolutisht asnje lloj nderhyrje tjeter dhe per nje influence te mundshme jo eshte jashte cdo lloj kompetence te Presidentit eshte nje ceshtje e partive.
Presidenti kerkon ne menyre konstante vetem respektimin e Kushtetutes dhe te ligjeve - tha Topi. Presidenti tha dje se pergjegjes per situaten aktuale jane dy partite qe kundershtuan faktin qe ne KQZ te merrnin pjese edhe institucione te tjera si Presidentit i Republikes apo Keshilli i Larte i Drejtesise pasi PD dhe PS donin qe te kishin kontrollin e plote te institucionit qe administron zgjedhjet ne vendin tone.
Une besoj qe kjo eshte nje ceshtje ekskluzive e partive politike. Kam arsye ligjore qe e them kete por kam dhe arsye te nje eksperience qe ka ndodhur me 21 prill te vitit 2008. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para ndryshimeve kushtetuese parashikonte jo thjesht nje kompozim bipartizan aty kishte perfaqesuesin dhe Presidenti ishin dhe dy anetare perfaqesues te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Me vullnetin e plote te partive politike ju besoj nuk e keni harruar qe ne momentin e aprovimit te ndryshimeve kushtetuese ka pasur ovacione dhe brohoritje nga te dyja palet qe perjashtuan institucionet e tjera per te qene pjese e kontrollit apo e supervizionit nepermjet njerezve te tyre institucionale ne kete komision - theksoi ai.
Kreu i shtetit kerkoi prej subjekteve politike qe te respektojne Kushtetuten ne zgjedhjet e 8 majit dhe iu beri thirrje qytetareve qe te marrin pjese ne zgjedhjet vendore. Une kam dekretuar daten 8 maj. Ju e keni pare qe kam qene shume rigoroz ne respektimin e dates ne respekt te Kushtetutes. Kam inkurajuar forcat politike qe te behen pjesemarrese te respektojne Kushtetuten dhe ligjin dhe te marrin pjese ne zgjedhje.
U kam bere thirrje dhe vazhdoj tiu bej thirrje te gjithe qytetareve qe ti vleresojne keto zgjedhje sepse zgjedhjet administrative apo zgjedhjet lokale jane ne radhe te pare zgjedhje ne funksion te qytetarit - tha Topi.
Zgjedhja e presidentit
Topi Presidenti te zgjidhet nga populli
Presidenti Bamir Topi u shpreh dje pro ndryshimeve kushtetuese per menyren e perzgjedhjes se kreut te shtetit. I pyetur per menyren e perzgjedhjes se presidentit duke marre spunto edhe nga debatet qe shoqeruan emerimit e Pacollit ne Kosove kreret e dy shteteve deklaruan se votimi nga populli do te ishte menyra me e mire. Une kam qene gjithmone i atij parimi qe Presidenti te mund te zgjidhet nga populli jo sepse kjo rruge nga Parlamenti nuk eshte nje rruge qe nuk konsiderohet legjitime perkundrazi ka edhe eksperienca te ndryshme.
Por nuk do te deshiroja ta jepja kete si opsion te Institucionit sepse nuk i takon ketij Institucioni qe te jape orientime per politiken. Por pozicioni im si politikan si qytetar ka qene dhe mbetet ky - tha Topi. I te njejti mendim ishte edhe presidenti kosovar Pacolli i cili pranoi se zgjedhja ne krye te shtetit nga parlamenti i Kosoves u shoqerua me kontestime te forta.
Kam filluar te bisedoj me shoqerine civile me perfaqesuesit e ndryshem te partive politike me njerezit qe jane njohes te mire te Kushtetutes te Kosoves dhe une ju garantoj se gjate mandatit tim do te promovoje me te gjithe fuqine institucionale profesionale personale qe kam qe Kushtetuta ne ate pike ku flitet per zgjedhjen e Presidentit te nderrohet dhe Presidenti i Kosoves te zgjidhet nga qytetaret - tha Pacolli.