Lajcak takon Topin

I dërguari i BE-së për ndërmjetësimin mes palëve në Shqipëri, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Presidencë ku është takuar me presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Ai pritet të flasë me kreun e shtetit për situatën në vend, pas përshkallëzimit të saj në demonstratën e 21 janarit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Diplomati sllovak ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë me qëllim angazhimin konstant në përpjekjet për pajtim mes palëve, në mënyrë që Shqipëria të vijojë reformat për integrimin europian.