Lajçak: Hetimet t´i zhvillojë prokuroria, jo komisioni

"Ne duhet të sigurohemi se udhëheqësit do respektojnë mesazhet e qarta të BE-së, pra që ne duam të shohim normalizim të situatës, që institucionet shtetërore të punojnë siç duhet, pasi ato nuk mund të zëvendësohen nga institucionet politike. Ne besojmë se institucionet në Shqipëri kanë kapacitetet për të bërë detyrat e tyre kushtetuese. Ne duam që si qeveria dhe opozita të punojnë bashkë mbi rekomandimet e Komisionit për t'u anëtarësuar. Unë vërtet besoj se çështja më e rëndësishme për Shqipërinë është që të dëshmojë se është në gjendje që të bëhet vend kandidat në BE”, ka thënë Lajçak.
Gjatë një interviste për tv TCH, ai kërkoi nga prokuroria që të zhvillojë një hetim të thelluar dhe të detajuar, duke u shprehur kundër komisionit të njëanshëm parlamentar. I pyetur për ndërmjetësimin e BE-së për zgjidhjen e krizës politike në vend, Lajçak tha se klasa politike duhet t’i zgjidhë vetë problemet e saj dhe se vinte në Tiranë me detyrën e këshilluesit.
"E dini shprehjen ‘duhen dy vetë për të bërë tango’? Mesazhi ynë është që ne jemi gati për t'iu ndihmuar, por, ne nuk vemi për të bërë punën e autoriteteve lokale. Zgjedhjet lokale të 8 majit duhet të përcjellin një mesazh shumë të fortë mbi aftësitë e institucioneve shqiptare për të bërë zgjedhje që arrijnë standardet evropiane, përmbushin kriteret evropiane, e ne jemi këtu për të ndihmuar. Por ne nuk do të zëvendësojmë punën që duhet bërë nga institucionet lokale. Mandati im nuk është për të ndërmjetësuar palët, por për të përcjellë mesazhet që BE i gjykon të rëndësishme për Shqipërinë, si vend potencialisht kandidat që është, dhe duhet të ekzistojë vullneti nga ana e politikanëve tuaj.
Oferta që ne po japim është më e mira për Shqipërinë, sepse e sjell vërtet vendin sërish në udhën evropiane. Unë mendoj se kjo ofertë nuk mund të refuzohet, nëse ju mendoni vërtet për të ardhmen e vendit tuaj. Ne jemi të gatshëm, Përfaqësuesja e Lartë, zonja Ashton, Komisioneri për Zgjerim, Fyle, një pjesë e ministrave nga vendet anëtare, janë të gatshëm që të angazhohen e të ndihmojnë vendin tuaj, por detyrat e shtëpisë duhet të bëhen në shtëpi", tha Lajçak.
2011-02-02 07:47