Lajçak sot në Tiranë në tentativën e radhës për dialog

Ndërkohë, par se të mbërrijë në vendin tonë, Lajçak ka informuar anëtarët e Komitetit të jashtëm dhe të delegacionit për Evropën Juglindore në PE, në një takim me dyer të mbyllura, duke theksuar se situata në Shqipëri është tejet e tensionuar.
“Situata politike është e bllokuar prej mëse një vit e gjysmë. BE ka reaguar menjëherë me deklarata e veprime. Unë kam biseduar me liderin e opozitës Rama dhe kryeministrin Berisha. U takova dhe me zotin Topi. Zhvillova një takim të shkurtër informues me kreun e misionit të BE-së atje. U shpjegova se për BE-në shqetësimi është i madh. I duhet dhënë fund dhunës dhe duhet investigim i plotë, duhet respektuar shteti ligjor dhe se të dy liderët ndajnë përgjegjësinë për këtë. Hapat për një riangazhim drejt një dialogu për të zgjidhur ngërcin politik janë të vegjël. Gjithësesi, të tre mirëpritën vizitën, por të gjithë janë nervozë, të hidhëruar dhe emocionalë”, pat deklaruar ai.
Mbërritja e tij në Tiranë u paralajmërua dy ditë më parë nga vetë shefja e diplomacisë evropiane, baronesha Kethrin Ashton. “Miroslav Lajcak do të përsërisë mesazhet e dhëna dhe do të përpiqet të gjejë një mënyrë për t’ju rikthyer dialogut për të gjetur një zgjidhje të shpejtë ndaj situatës aktuale. Është shumë e qartë ajo që duhet bërë, pra ajo që duhet të bëjë Shqipëria për të ndjekur axhendën evropiane dhe e kemi përsëritur disa herë, dhe kjo është diçka që do të diskutojë edhe Lajçak në takimet e tij në Tiranë”, ka thënë zëdhënësja e Ashton, Maja Koçijançiç./Start/
2011-02-03 08:32