Lajci Sejdiu te largohet nga LDK
Anetari i Kryesise se Lidhjes Demokratike te Kosoves Ali Lajci kerkoi doreheqjen e Fatmir Sejdiut edhe nga posti i kryetarit te partise. Lajci tha se nuk i takon askujt te pretendoje te gezoje poziten e kryetarit te vendit te Kryeministrit ose kryetarit te partise i cili ka shkelur Kushtetuten e vendit. Ai keto komente i beri pasi leshoi mbledhjen e Kryesise se LDK-se. Lajci theksoi se doreheqjen e kryetarit te LDK-se e kerkon per te krijuar nje imazh me te mire te kesaj partie. Po ashtu Lajci kerkoi angazhim me te madh per reforma ne LDK ne menyre qe te mbahen zgjedhjet e rregullta ne kete parti. Nderkaq Sejdiu duke komentuar deklaratat e anetarit te Kryesise Ali Lajci tha se vetem kryetari i LDK-se eshte i autorizuar te flase per vendimet e LDK-se.