E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petritsch Sejdiu gaboi te linte kreun e LDK-se jo Presidencen

Deklarata Ish i derguari i BE-se per Ballkanin komenton doreheqjen e kreut te Kosoves

Largimi i papritmas i Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit te Kosoves jo vetem qe ka habitur nderkombetaret por ky gjest i Sejdiut nuk eshte mirepritur. Keshtu mendon edhe ish-i derguari i BE-se per Ballkanin ambasadori Wolfang Petritsch i cili lajmin e ka pranuar marre me keqardhje lajmin. Diplomati austriak duke folur per largimin e Sejdiut nga Presidenca deklaroi per Shqip se Fatmir Sejdiu ka bere hap te gabuar qe eshte posti i kreut te Republikes se Kosoves. E them kete me plot bindje dhe shqetesim sepse shume me rendesi eshte shteti se partia sidomos per Kosoven ne keto momente vendimtare. Kosova nuk e meriton nje kaos te tille politik. Sipas ambasadorit Petritsch Kosova e as populli i saj nuk duhet te toleroje regresin si viktime e levizjeve te lidereve nga ai post ne kete post per interesa partiake. Ky veprim i ngutur i Sejdiut nuk i pergjigjet momentit aq me teper kur Kosova ketyre diteve eshte duke ndertuar shtetin e vet ne pritje te njohjeve te reja edhe nga shume vende te tjera te botes ka thene diplomati austriak per Shqip. Ne vazhdim te bisedes sone z. Petrich theksoi se Sejdiu do te duhej me mire te largohej nga drejtimi i LDK-se sesa nga Presidenca e shtetit. Nje veprim i tille do te ishte me korrekt dhe me i cmueshem si nga vendoret ashtu edhe nga nderkombetaret. Dhe me habit fakti se pse Sejdiu nje gje te tille nuk e paska bere me heret nese Kushtetuta e Kosoves nuk po mundesuaka ushtrimin e dy funksioneve meqe Kushtetuta nuk daton nga pardje Prandaj edhe kjo vonese eshte per tu gjykuar dhe duhet te jape pergjegjesi ndokush per nje akt te tille te vonuar. Ne mesazhin e diplomatit te njohur mikut te Kosoves z.Petrtishc drejtuar lidereve dhe qeverise se Kosoves thuhet se lideret e Kosoves sot duhet te lene anash ambiciet karrieriste dhe duhet ti japin prioritet lobimit te nisur per njohje te reja nga vendet boterore te cilat ende hezitojne per ta njohur shtetin e Kosoves. Kaosi politik ne Prishtine eshte ne rend te pare ne dem te lidereve qe bejne levizje te pamatur ne keto momente vendimtare te vendit te juaj kur e tere bota sot i ka syte nga Kosova pas verdiktit te GJND-se. Prandaj energjia e tyre duhet perqendruar ne lobime anetaresimin e Kosoves ne OKB-dhe dhe integrimet e saj ne instancat e tjera nderkombetare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›