E Diel, 1 Nëntor 2026

Limaj EULEX nuk ka asnje prove ndaj meje

Prishtine Ministri Nuk do te largohem nga posti

Ministri i Transportit Fatmir Limaj eshte shprehur i bindur se EULEX-i nuk ka asnje prove te vetme kunder tij. Ai ka thene se per kete arsye as qe do te ndodhe doreheqja e tij per arsye morale. Duke folur ne emisionin Interaktiv ne KTV Limaj ka thene se ekipi i tij ligjor nuk po informohet nga EULEX-i per hetimet qe jane duke u bere kunder tij dhe ministrise qe udheheq. Une do te jem ketu per cdo rast dhe i gatshem per bashkepunimin qe do te me kerkohet nga institucionet e drejtesise ka thene Limaj. Ne cilesine e nenkryetarit te PDK-se Limaj u shpreh se PDK-ja po i shqyrton te gjitha mundesite e veprimit pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit. Ai nuk e ka perjashtuar mundesine e zgjedhjeve te parakohshme por per cdo opsion ka bere thirrje qe te arrihet nje konsensus me te gjitha partite ato parlamentare por edhe ato qe nuk perfaqesohen ne Parlament. Limaj ka thene se mbi te gjitha partneret e koalicionit PDK e LDK duhet te diskutojne nese mund ta vazhdojne bashkeqeverisjen pas zhvillimeve te fundit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›