Fuere Jo nderhyrje ne punet e gjyqesorit
Kritikat e vazhdueshme te Kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ndaj Gjykates Kushtetuese kane shkaktuar reagimin e diplomacise ne Shkup. Ambasadori i Bashkimit Europian deklaroi se qeveria dhe faktori politik duhet te shikojne perpara dhe te punojne per integrimin dhe jo te nderhyjne ne punet e gjyqesorit. Sipas tij lufta verbale rreth funksionimit te gjykates e minon imazhin e nje vendi kandidat per ne BE. Besojme se te tilla veprime minojne shtetin e se drejtes. Duhet te behet pavaresia e gjyqesorit dhe rritja e besimit si perforcim i funksionimit te tij ne te gjitha nivelet tha Fuere. BDI parti ne pushtet vlereson se kritikat e Fuere-s jane objektive. Gruevski deklaroi disa dite me pare se Gjykata Kushtetuese ka humbur besueshmerine dhe ne shenjester te sulmeve ka qene kreu i ketij organi.