E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu dhe Thaci pakt per zgjedhjet e reja

Dy partite e mazhorances rane dakord per votime ne pranveren e 2011-s

Partneret e koalicionit PDK-LDK jane marre vesh ne parim qe vendin ta cojne drejt zgjedhjeve te reja dhe ta lene anash zgjedhjen e Presidentit deri ne krijimin e institucioneve te reja. Pajtimi eshte mberritur ne takimin qe kane zhvilluar te enjten pasdite dy lideret e ketyre subjekteve politike Hashim Thaci e Fatmir Sejdiu. Takimi eshte zhvilluar ne nje nga sallat e Presidences dhe ne te pervec Sejdiut nga radhet e LDK-se kane marre pjese edhe Eqrem Kryeziu e Rame Manaj. Thaci i vetem ka perfaqesuar PDK-ne ne takim. Nje pjesemarres ne takim i ka thene te perditshmes Koha Ditore se Atmosfera e takimit nuk ka qene edhe aq e ngrohte megjithate partneret e koalicionit kane arritur qe ta hapin diskutimin rreth kohes kur do te mund te mbaheshin zgjedhjet. Nuk eshte saktesuar ndonje date apo muaj por eshte shprehur pajtimi se i gjithe procesi duhet te mbeshtetet mbi Kushtetuten e Kosoves. Ne parim Thaci e Sejdiu jane pajtuar qe te gjejne rruge per tiu shmangur zgjedhjeve te jashtezakonshme te cilat sipas Kushtetutes do te mbaheshin 45 dite pas shpalljes se tyre nga ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi. Lideret e te dyja subjekteve politike e kane lene te hapur mundesine qe te takohen me shpesh diteve ne vijim. Aty nuk eshte permendur fare opsioni i nxjerrjes se nje kandidati te ri nga LDK-ja per President te radhes.

Takimi eshte mbajtur larg vemendjes se mediave. Gjate kesaj jave eshte raportuar per ftohje te marredhenieve midis tyre pas konstatimit te Gjykates Kushtetuese se Sejdiu kishte shkelur Kushtetuten duke mbajtur postin e Presidentit dhe ate te kryetarit te LDK-se. Me marreveshjen per koalicion LDK-se i takon posti i Presidentit. Pas doreheqjes se Sejdiut LDK-ja ka insistuar ne zgjedhjen e pasuesit te tij per mandat te plote por PDK-ja deri tani ka insistuar qe te mos ia krijoje mundesine. Gjate dites jane shprehur mospajtime midis partnereve te koalicionit per kohen se kur do te duhej te mbaheshin zgjedhjet. PDK-ja po ngutet qe ato te organizohen brenda vitit por LDK-ja po druan se kjo do te ishte e barabarte me manipulim votash. Nuk ka te drejte askush qe per shkak te nje presioni te kohes te behet ngutje qofte per te dhene propozime per kandidat per President apo per te pasur zgjedhje kete vit ka thene Ismet Beqiri shef i grupit parlamentar te LDK-se. LDK eshte vleresuar se duhet shkeputur koalicioni me PDK-ne. Grupi parlamentar i kesaj partie ka mbajtur mbledhje ku eshte prezantuar ky disponim. Ka ardhur koha qe LDK-ja duhet te flase qarte dhe me nje ze. Duhet ti tregoje elektoratit te vet se kjo ose ajo rruge eshte me e mira per tu ndjekur. Prandaj eshte me se e nevojshme nje konsulte me kryetarin e partise ka thene nje nga zyrtaret e larte te LDK-se. Zevendeskryeministri Kuci ka thene se marredheniet midis partnereve te koalicionit jane te konsoliduara funksionale dhe institucionale dhe se kurrgje te jashtezakonshme nuk ka midis tyre. Paralelisht zhvillimeve midis partnereve te koalicionit po shihet nje afri e kampit opozitar nga PDK-ja. AKR-ja vec eshte ditur se ka raportet me te aferta me te nderkaq zyrtaret e AAK-se dhe te LDD-se kane folur te enjten me gjuhe te zbutur per partine e Kryeministrit Thaci. Madje ne disa momente eshte lavderuar Kryeministri. Nje dite me pare nenkryetari i pare i AAK-se Blerim Shala ka zhvilluar nje takim sekret me Kryeministrin i pari i konfirmuar qekur Thaci mban drejtimin e qeverise. Ne te eshte folur per kohen kur duhen mbajtur zgjedhjet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›