Bill Gates “humbi”, tani më i pasuri është Carlos Slim
Për herë të parë, në klasifikimin 15-vjeçar të Forbes mbi njerëzit më të pasur të planetit, vendi i parë i listës së vitit 2010 nuk mbahet nga një amerikan. Deri tani kryesuesi “legjendar” i miliarderëve të botës, bashkëthemeluesi i “Microsoft”-it Bill Gates, ka zbritur në vendin e dytë në renditjen e pasurisë. Vendi i parë nuk mbahet as nga Warren Buffett, i cili është klasifikuar gjithnjë pas tij. Për këtë vit, vlerësimi i miliardave nga Forbes ka vendosur në krye manjatin meksikan të telekomunikacionit, Carlos Slim. Kanali televiziv “ABC” në emisionin “Nightline” të së mërkurës në mbrëmje njoftoi se lista këtë vit ka më pak amerikanë, të paktën në dhjetëshen kryesuese. Që në vitin 2005, pesë nga dhjetëshja më e pasur në botë, sipas klasifikimit të Forbes, ishin amerikanë. Megjithatë përpiluesit e listës kujtojnë se kjo nuk duhet të befasojë askënd, duke marrë parasysh që Shtetet e Bashkuara, gjatë 30 viteve të fundit kanë ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë shumëkombëshe. Ka tri dekada të “ezaurimit” të punëve; punët që kryheshin në Amerikë janë spostuar në vendet si Meksika dhe India, duke krijuar bazë pasurie në këto vende, gjë që lejon blerjen e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga njerëzit që drejtojnë bizneset atje e që i bën ata të arrijnë listën e të pasurve nga Forbes. Gjatë tre dekadave të fundit, Amerika ka humbur mbi 976 miliardë dollarë në pasuritë e ardhura nga puna; mbi 400 miliardë humbi vetëm në tetë vitet e fundit. Arsyeja është se Amerika asnjëherë nuk ka pasur një politikë të koordinuar e të vërtetë industriale për të përmirësuar dhe për të ruajtur industritë kyçe të eksporteve. Po të përmendim rastin e telekomunikacionit, që tani është zona e Carlos Slim, Amerika ishte qendra për thirrjet në botë në vitet ‘80; ndërkohë që sot qendrat e thirrjeve janë kryesisht në Indi, Meksikë, Kanada, Azi dhe gjatë viteve ato vende kanë subvencionuar rritjen e industrisë së Telekomit. Në rastin e francezit Bernard Arnault, i cili është numri 7 në listën e të pasurve, subvencionet e Qeverisë franceze, e kanë ndihmuar atë të marrë një kompani tekstili, “Boussac”, e cila ka “Christian Dior”. Arnault i ka shitur të gjitha pasuritë, përveç markës luksoze “Christian Dior” dhe departamentit të dyqaneve “Le Bon March”. Sipas enciklopedisë “Wikipedia”, familja Arnault ka përdorur vetëm 15 milionë dollarë nga paratë e veta. Dhe Forbes parashikon që në të ardhmen, në listën e të pasurve, dhjetëshja e parë mund të mos ketë asnjë amerikan. Lista e vitit 2010 ka vetëm tre amerikane dhe ta janë Bill Gates, Larry Ellison e Warren Buffett. (Forbes)
15 njerezit me te pasur
1. Carlos Slim Helú 53.5 miliardë dollarë
2. William Gates III 53.0 miliardë dollarë
3. Warren Buffett 47.0 miliardë dollarë
4. Mukesh Ambani 29.0 miliardë dollarë
5. Lakshmi Mittal 28.7 miliardë dollarë
6. Lawrence Ellison 28.0 miliardë dollarë
7. Bernard Arnault 27.5 miliardë dollarë
8. Eike Batista 27.0 miliardë dollarë
9. Amancio Ortega 25.0 miliardë dollarë
10. Karl Albrecht 23.5 miliardë dollarë
11. Ingvar Kamprad 23.0 miliardë dollarë
12. Christy Walton 22.5 miliardë dollarë
13. Stefan Persson 22.4 miliardë dollarë
14. Li Ka-shing 21 miliardë dollarë
15. Jim Walton 20.7 miliardë dollarë