Lajme të mira për Bendtnerin

Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner ka filluar stërvitjet të martën pas mungesës nga muaji tetor për shkak të një problemi me dhjamë që e kishte detyruar të operohet.
Mungesa e tij u përputh me një tjetër lëndim të sulmuesit Robin van Persie, i cili mund të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit në ligamentet e gjurit.
Mirëpo, Bendtner shpreson të kthehet në fushë pas disa javëve.
“Kam filluar stërvitjet me top dhe shpresoj të jem në gjendje të luaj pas disa javëve”, tha reprezentuesi danez.