E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato: Dua t’i fitoj të gjitha

Ylli i Milanit, Alexandre Pato ka insistuar se e ardhmja e tij qëndron në gjigantin italian, pavarësisht njoftimeve rreth interesimit të Real Madridit për transferimin e tij në Santiago Bernabeu, ku do të bashkohej me bashkëkombësin e tij brazilian, Leite Kaka.

“Dua t’i fitoj të gjitha në Milan dhe të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Do të kisha pasur dëshirë të luaj përsëri me Kakan, por vetëm këtu në Milan. A do të bëhem ndonjëherë kapiten i Milanit? Do të shohim”, tha Pato për milannews.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›