E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello duhet ta operojë gjurin

Selektori i Anglisë, Fabio Capello do ta operojë gjurin për të kuruar një problem afatgjatë nga karriera e tij si futbollist.

Operacioni, që është caktuar për këtë javë, ishte shtyrë deri pas kualifikimeve për Kampionatin botëror, ndërsa do të kryhet tani kur Anglia nuk ka ndeshje të caktuar, ka njoftuar Federata angleze e Futbollit.

Strategu italian planifikon të rikuperohet para datës 7 shkurt, kur në Varshavë do të tërhiqet shorti për Kampionatin evropian 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›