Lajmi "çmend" nazistët e rinj
Ka dalë në shitje shtëpia ku lindi Hilteri në qytezën austriake të Braunau am Inn. Por, një lajm i tillë e ka rritur shumë tensionin mes banorëve vendas, që i tremben faktit se vendi mund të blihet nga ekstremistë të djathtë, duke u shndërruar kështu në një "shpellë" për simpatizantët nazistë dhe vend pelegrinazhi. Banesa modeste ku Fuhrer lindi në vitin 1889, është nxjerrë në shitje me një çmim prej 2.2 milionë eurosh. Një shifër shumë e lartë, që ashtu siç tregon kryetari i bashkisë Gerhard Skiba, do ta blinte me kënaqësi këtë pasuri të patundshme për të përjashtuar kështu edhe rrezikun që të kthehet në një pikë referimi për nostalgjikët dhe nazistët e rinj. Aktualisht ndërtesa është përdorur nga një organizatë për asistencë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Në momente të caktuara të ekzistencës së saj, ajo ka qenë edhe bibliotekë, bankë dhe institut teknik. Disa historianë kanë hedhur idenë për ta shndërruar këtë shtëpi në muze. Për momentin, e vetmja shenjë e dukshme që rievokon historinë e asaj banese është një monument i vogël kushtuar përkujtimit të viktimave të nazizmit. Ndërkaq, një lajm interesant ka mbërritur nga një sondazh britanik. Sipas tij, pjesa më e madhe e të rinjve nga 9 deri në 15 vjeç nuk dinë asgjë për Hitlerin. Për shumë prej tyre, bëhet fjalë për një trajner të Kombëtares gjermane.