Thellohet rënia në konsumin e industrisë
Gjatë tetëmujorit të parë të këtij viti, konsumi i energjisë elektrike nga industria dhe biznesi ka pësuar një rënie vjetore prej 14.7 për qind si pasojë e krizës ekonomike, ndërkohë që konsumi familjar i faturuar është reduktuar me 7 për qind, bëhet e ditur nga të dhënat e sektorit të energjisë të llogaritur nga Banka e Shqipërisë. Konsumi jofamiljar i energjisë elektrike gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, qe 1.17 miliardë kWh, ndërkohë që një vit më parë qe 1.37 miliardë. Konsumi familjar qe këtë vit 1.59 miliardë nga 1.71 miliardë që qe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e konsumit nga sektori jofamiljar i dedikohet mospërdorimit të kapaciteteve ekzistuese prodhuese nga një pjesë e madhe e industrisë, ndërkohë që konsumi jofamiljar i faturuar është "reduktuar" veçanërisht si pasojë e rritjes së vjedhjeve të energjisë elektrike në rrjet. Në rrjetin e shpërndarjes gjatë kësaj periudhe u humbën 1.43 miliardë kWh nga 1.26 miliardë që qenë humbur një vit më parë.
"Humbjet në sistemin e shpërndarjes vazhdojnë të mbeten problematike edhe gjatë fillimit të tremujorit të tretë të vitit. Rritja e këtij treguesi me 13.7 për qind në terma vjetorë ka ardhur kryesisht si pasojë e nivelit më të lartë të humbjeve joteknike", thotë BSH.
Sektori energjetik shqiptar ka përjetuar një situatë pozitive në drejtim të nivelit të prodhimit gjatë këtij viti, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa u përket shitjeve dhe humbjeve. Kështu, importet këtë vit kanë qenë minimale, ndërsa KESH qe në gjendje të eksportonte një pjesë të energjisë së prodhuar gjatë gjashtëmujorit të parë. Shqipëria i është rikthyer së fundmi importeve. Çmimi mesatar i energjisë së importuar këtë vit qe rreth 49 euro për MW. Sipas llogarive të BSH, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, rreth 49 për qind e energjisë së prodhuar në Shqipëri, u vodh në rrjetin e shpërndarjes. Rritja e vjedhjeve në rrjet erdhi veçanërisht si pasojë e degjenerimit të përgjithshëm të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, kur kompania qe në prag të privatizimit. OSSH i kaloi nën administrim pronarit të ri në qershor të këtij viti.
Gj.E