Lajmi i keq lë gjurmë, që është vështirë të shlyhet nga psika e njeriut
Lajmet e mira kur kanë të bëjnë per veten të gjithë i dëshirojmë. Lajmet e këqija askush nuk dëshiron t’i dëgjojë, por që natyrisht zgjojnë kureshtjen e të gjithëve. Pak kush ose askush nuk dëshiron të tregojë lajmin e keq. Ndodhin tragjedi të ndryshme si në familje, ne rrethin me të gjerë familjar, në qytetin ku jetojmë e më gjerë, por askush nuk ka dëshiron një lajm të keq tua transmetojë as familjes, e as që do të kishte deshiruar ta përmendë. Por, si duket mjetet e informimit më shumë ngarendin pas lajmeve të këqija sesa si kryelajm të plasojnë ndonjë lajm të mirë. Kjo ndodh në vendin tonë dhe gjithkund në botë. Nga lajmet e këqija të cilat i dëgjojmë sigurisht se kemi mbresa të këqija të cilët nuk i harrojmë për një kohë më të gjatë. Lajmi i mirë përshkruhet me emocione dhe përjetohet aty për aty, duke u qitur shpejt në harresë. Diçka që e dëgjojmë si ndodhi të keqe, por qe ende nuk e kemi verifikuar për fat të del e saktë. Ndërsa shpesh herë kur dëgjojmë nga largësia ose pëshpëritet për ndonjë lajm të mirë në të shumtën e rasteve del së nuk është lajm i vërtetë. Lajmet e këqija lënë pasoja tek shikuesit apo lexuesit edhe për faktin së njeriut gjatë jetës më shumë i ndodhin qaste të cilat mbesin si vragë kohe. Tek njeriu i Kosovës, posaçerisht të ata të cilët e kanë përjetuar luftën, lajmin e keq e përjetojnë më rëndë se të tjerët. Ata i kthen mbrapa në kohën kur kanë pasur vetë përjetime të këqija. Dhe e arsyeshme është e gjithë kjo, kur e gjithë jeta është e mbushur me probleme të cilat lidhen më të keqen, më shumë sesa më të mirën. Secili individ e ndien vetëm keq kur në çdo cep të botës dëgjon për ndonjë tragjedi të vogël ose të madhe. Natyrisht së njeriu për nga natyra është i tillë, ku përjetimet për ndonjë tragjedi ku pësojnë shumë njerëz dhe të mirat materiale përjetimet janë të mëdha dhe nuk harrohen lehtë. Por, të gjithë mendojmë intimisht se më mirë është që ka ndodhur diku larg nesh, sesa një tragjedi ta përjetojmë në lëkurën tonë. Kjo ndjenjë njerëzore nuk është e mirë, ku të gjithë lutemi që ngjarjet e këqija të jenë sa më larg nesh. Por, nga çdo lajm të keq dhe lajm të mirë mund të nxirren përvoja të cilat secilit i hynë në punë gjatë jetës. Natyrisht se asnjë mjet i informacionit, as një redaktor dhe gazetarët nuk dëshirojnë t’i plasojnë lajmet e këqija për të pasur efekt negativ te individi apo shoqëria. Por, natyrisht, së kjo punë bëhet për informim të shpejt dhe të saktë të opinionit për ndodhitë në botë. Por, të pranojmë se nganjeherë teprohet në plasimin e lajmeve të tilla të cilat edhe kanë efekte negative si për individ ashtu edhe për mbarë shoqërinë. Përmbajtja e lajmit është shumë me rëndësi, sesa të ipet ndonjë lajm më shumë i sajuar si i tillë, sesa që përmban ne vete të vërtetën. Informacionet të cilat nuk na shërbejnë shumë në jetë, ishte dashur sa më pak ti servohen lexuesit apo shikuesit. Ishte dashur të dominojë logjika e shëndosh dhe të ketë kriteriume në këto raste. Të gjitha mediat tehun e veprimit ishte dashur ta orientojnë ne ate që lidhet me interesat vitale të secilit individ veç e veç dhe mbarë shoqërisë. Populli është ngopur duke dëgjuar më shumë lajme të keqija, sesa lajme të mira të cilët drejtpërdrejtë lidhen me zgjedhjen e problemeve ekzistenciale të cilat sot në Kosovë dhe në mbarë globin po bëhen gjithnjë e më të theksuara. Kalimi prej një sistemi në një sistem tjetër është shumë i vështirë për secilin popull, dhe është shumë vështirë adaptimi në sistemin pluralist të cilin shumë popuj të botës nuk e kanë pasur për një kohë të gjatë. Dhe, ky ndryshim sigurisht së nuk është lehtë të përballohet dhe as të kalohet pa vështirësi të mëdha. Dhe mu për atë, nuk mund të jetë lajm i mirë për shumicën e popullatës kur dëgjon së filan fisteku është pasuruar aq shumë sa nuk din as vet sa pasuri ka, e deri dje është rreshtuar ne mesin e atyre që kanë pasur pak, ose i ka takuar klasës së mesme. Të gjithë e dimë se sistemi kapitalist është diçka krejt tjetër, por sigurisht se i ka rregullat e veta të cilat, tek ne nuk po respektohen. Sikur të bëhej ndonjë anketë në popull sigurisht se do të dëgjojshim vërejtje të mëdha, se si po kalohet faza e tranzicionit sot në Kosovë. Po kalohet më shumë në mënyrë të pandershme, duke u pasuruar në kurriz të këtij populli, dhe mu për këtë shpesh mediat nuk kanë qare pa plasuar lajme të keqija më shumë së lajme të mira. Këto lajme të këqija popullatës iu kan bërë si jehona e gramafonit të prishur, që zor të len pa traumë për një kohë të gjatë. Në përgjithësi njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë lajme të mira, duke dashur të bëhen të lumtur edhe nëse nuk janë. Ne Kosovë, nuk ke qysh të bëhesh i lumtur dhe as të dëgjojsh në atë masë lajme të mira sa njeriun ta bënë të lumtur në këtë jetë. Ajo që po na servohet si lajm i keq është puna jo mirë e pushtetit për të krijuar mirëqenie për të gjithë. Lajmet e keqija në Kosovë e kanë kaluar çdo përmasë. Të shpresojmë se do të bëhet më shpejt ndryshime pozitive në shoqëri, dhe kështu vetvetiu do të eliminoheshin edhe lajmet e këqija të cilat janë bërë shumë neveritëse…