E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi i mire kunder korrupsionit

Kjo ceremoni, perben nje festim te dy viteve pune te forte nga Njesia e Perbashket e Hetimit e Tiranes per Luften kunder Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, si dhe nje hap madhor te pare nga agjencite e perfaqesuara ketu per ta shumefishuar ate sukses.

Mbi 230 vjet me pare, nje burre shume i mencur tha, "Dinjiteti dhe qendrueshmeria e qeverisjes ne te gjitha deget e saj, morali i njerezve, si dhe cdo bekim i shoqerise varet aq shume nga nje administrim i denje dhe i afte i drejtesise..." Jane fjalet e Xhon Adams, Presidenti i dyte i Shteteve te Bashkuara, dhe i perkasin vitit 1776, pikerisht themelimit te Shteteve te Bashkuara. Keto fjale kane po aq rendesi sot dhe duhet t'i kujtojne kujtdo ne qe administrimi i drejtesise, ne menyre te drejte dhe te barabarte, eshte thelbesor per nje shoqeri te drejte.

Jemi ketu sot se bashku me partneret tane per te filluar krijimin e gjashte Njesive te Perbashketa te Hetimit rajonale, ndertuar sipas modelit te NjPH te Tiranes, ne Vlore, Fier, Korce, Gjirokaster, Durres dhe Shkoder. Ky projekt ambicioz eshte vetem nje perberes i Programit te Pragut, Faza II, e Korporates Sfida e Mijevjecarit, ne Shqiperi.

Program yne OPDAT do te punoje me te gjitha agjencite e perfaqesuara ketu per te ndihmuar ngritjen dhe trajnimin e ketyre njesive dhe per te ofruar pajisjet qe nevojiten qe ata te kryejne punen. Njerezit ne kete dhome, prokuroret, oficeret e policise, dhe te tjeret qe po punojne per te luftuar krimin ekonomik dhe korrupsionin, jane ne vijen e pare per te siguruar administrimin profesional te drejtesise.

Anetaret e NjPH te Tiranes, si dhe te gjithe ata qe punojne me ta, duhen pergezuar qe kane "bere drejtesi" duke luftuar korrupsionin.

NjPH e Tiranes eshte modeli per bashkepunimin midis prokuroreve dhe policise. Te gjithe duheni pergezuar per punen e forte, bashkepunimin, kurajen tuaj perballe shume kundershtive si dhe qe keni refuzuar qe trysnite nga jashte te ndikojne punen e rendesishme qe beni.

NjPH e Tiranes eshte nje model jo vetem per Shqiperine, por edhe per te tjere. Ne veri, Mali i Zi ka organizuar nje taskforce te re prokuroresh dhe oficeresh policie, duke perdorur NjPH e Tiranes si model. Prokurore deri edhe nga Kirgistani duan te vizitojne NjPH e Tiranes per te mesuar se si dhe pse eshte kaq e suksesshme.

Pavaresisht nga shume suksese, mbetet shume pune per te bere. Javen e kaluar, USAID nxori sondazhin e vitit 2009 mbi korrupsionin ne Shqiperi, Perceptimet dhe Pervojat.

Jo te gjitha lajmet e sondazhit ishin te mira. Ne pergjithesi, sondazhi tregoi qe publiku shqiptar ende ka nje veshtrim negativ per institucionet e veta publike ne pergjithesi, por sidomos ne aftesine e atyre institucioneve per te luftuar korrupsionin. Megjithate, lajmi i mire, eshte qe perceptimi i publikut per prokurorine ne luften kunder korrupsionit tregoi permiresimin me te madh te te gjitha institucioneve publike (nje rritje prej 6.1% nga viti 2005 ne 2009).

Per te njejten periudhe, pati nje rritje prej 10 pikesh ne besimin e publikut tek prokuroria, perseri nje rritje me e madhe se sa ndonje institucion tjeter publik. Megjithe kete permiresim te theksuar, prokurorise ende i mungon besimi dhe mbeshtetja e shumices se publikut shqiptar.

Me qellim qe te vazhdoje kjo tendence ngritjeje dhe per te ndertuar edhe me shume besim ne integritetin e proceseve penale, prokuroret, oficeret e policise gjyqesore dhe personat prane tyre qe jane zgjedhur per te qene pjese e NjPHve rajonale duhet te qendrojne pertej cdo qortimi. Vecanerisht prokuroret kane fuqi shume te medha per te kryer hetime dhe per te perdorur te gjitha mjetet qe kane ne dispozicion per ta bere kete.

Nje fuqi e tille, megjithate, duhet trajtuar me respektin qe meriton. Sepse nje fuqi e tille mbart nje pergjegjesi shume te madhe. Aftesia per te marre lirine e dikujt eshte pergjegjesi vetem e atyre qe kane integritetin dhe karakterin moral me te larte. Ata qe jane emeruar per te kryesuar keto NjPH, udheheqesit e ketyre gjashte zyrave, duhet te maten pikerisht me kete standard sfidues.

Prokuroret kane pune shume te veshtire ketu ne Shqiperi, pjeserisht per shkak te madhesise se Shqiperise. Ashtu si ne shume shtete te vogla ne SHBA, cilido njeh kedo. Pavaresisht nga situata, prokuroret duhet te mbeten te pavarur dhe te lire nga shtrengimi apo ndikimi politik. Duhet te jene te lire te gjurmojne faktet kudo qe cojne, si dhe duhet te kene guximin per ta bere kete.

Shqiperia duhet te perkushtohet ndaj mbrojtjes se pavaresise se prokuroreve per te siguruar perparimin e saj demokratik. Cfaredo kanosje ndaj kesaj pavaresie eshte nje hap i qarte prapa. Mbi prokuroret nuk duhet te kete kurrfare trysnie politike.

E fillova me nje citim nga nje President i SHBA, po e mbyll me nje tjeter: "Ndryshimi nuk ka per te ardhur nese presim per dike tjeter apo nje kohe tjeter. Ne jemi ata qe kemi pritur. Ne jemi ndryshimi qe kerkojme". Keto jane fjalet e Presidentit te 44-t, Barak Obama.

* Fjala e mbajtur dje ne ceremonine e Nenshkrimit per Ngritjen e NjPH Rajonale, Programi i Pragut II, Shqiperi - Korporata Sfida e Mijevjecarit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›