Rreshen-Kalimash, gati me 25 qershor
Per sa i perket ndertimi te tunelit, perfaqesuesi i kompanise sqaron se ecet paralelisht nga te dyja anet e tunelit, ne 3-4 metra ne dite. Pas shperthimit me dinamit, vjen pjesa tjeter e procesit, e cila eshte vendosja e armaturave per te siguruar qendrueshmerine e tunelit dhe rreshqitjen e saj. Inxhinieri qe asiston ne kete projekt deklaron se kane mbetur rreth 150 metra per te hapur tunelin teresisht. Nderkaq ne kete pjese shume te rendesishme te aksit rrugor po punohet me kapacitet te plote dhe me tre turne. Ndersa ne brendesi te tunelit punojne te gjitha brigadat njekohesisht, 24 ore pa ndalim. Vetem pak dite me pare filloi dhe betonimi i tunelit, qe perkon me nje nga hapat e fundit per perfundimin e tij. Struktura ne 61 kilometer perbehet nga 29 ura, ku me e gjata eshte 360 metra dhe me e vogla 80 metra. Mbi gjashte te paperfunduarat, Mort sqaron se per arsye gjeologjike nuk jane mbaruar, pasi materiale eshte i bute dhe kerkon perforcime me te medha. Jane 12 ekipe qe merren me kete projekt. Gjithashtu jane 600 ton asfalt te prodhuar nga impiantet e tyre. Nder te tjera, kompania ka 1200 makineri kryesore, 70 ekskavatore dhe 90 kamione. Deri me tani, nga kjo kompani, cdo gje eshte prodhuar dhe behet ne vend. Synimi i kesaj kompanie eshte qe te mos kete asnje aksident gjate punimeve, gje qe deri tani ka rezultuar me sukses, si pasoje e kualifikimeve te meparshme qe jane bere.
Gjata: Koncepti i ri infrastrukture ne Shqiperi
Shefi i departamentit te Gjeodezise ne fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit, Gezim Gjata, pas vizites ne segmentin rrugor Rreshen-Kalimash, deklaroi se ky projekt eshte nje koncept i ri ne Shqiperi per infrastrukturen. “Jane 600 inxhiniere shqiptare dhe te huaj ne kete projekt, qe sherben si nje shkolle dhe nje eksperience teper e vlefshme per palen shqiptare, mbi infrastrukturen rrugore”, u shpreh Gjata. Sipas tij, kjo veper madhore eshte rruga e vertete, ne kuptimin e plote te karaktereve teknike. Ndersa shprehu entuziazmin per projektin me gjigant deri me sot ne Shqiperi, shefi i departamentit te Gjeodezise sqaroi se kjo veper eshte nje shembull dhe per vete studentet e Gjeodezise, te cilet kane mundesine qe te shohin nga afer keto vepra rrugore te permasave te medha.
Hasko: Vepra inxhinierike me e arrire
Eshte nje veper inxhinierike me e arrira dhe nuk ka nevoje per shume koment”. Keshtu u shpreh Gezim Hasko, topograf dhe pedagog ne fakultetin e Inxhinierise se ndertimit. Nga ana teknike, sipas tij, shihet se eshte mese e arrire, me elementet gjeometrik te persosur. “Kushtet teknike jane per tu pasur zili ne te gjitha rruget. Nga sa duket deri me tani, te gjitha punimet qe jane kryer jane te nje cilesie mjaft te larte”, vleresoi Hasko. Ai tha se kjo eshte vepra me te cilen studentet kane cfare mesojne, leksioni eshte njera gje, ndersa ketu eshte praktike e gjalle, e realizimit te nje vepre me nje nivel shume te larte. “Ritmet jane shume te larta, ne kemi pare punimet dhe gjate rrugetimit pame qe jane perfunduar pothuajse te gjitha”, theksoi topografi Hasko.
Konja: Eshte nje veper madheshtore
Ylli Konja, profesor i asociuar ne Gjeodezi Inxhinierike, shprehet pas vizites ne segmentin rrugor Rreshen- Kalimash, se kjo eshte nje veper madheshtore. Ai sakteson se kemi te bejme me nje veper te nje realizimi te larte inxhinierik dhe nga mbikeqyrjet qe u bene ne terren eshte shume e veshtire te gjej dicka qe nuk shkon apo gabim teknik. “E falenderojme Ministrin e Transporteve, Telekomunikacionit dhe Puneve Publike, Sokol Olldashin, ne emer te pedagogeve te fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit dhe te studenteve qe na mundesoi kete udhetim per shikimin nga afer te ketij projekti madhor”, shprehu mirenjohjen Konja. Sipas tij, kjo eshte nje mundesi e mire per Shqiperine, qe ne te ardhmen te kemi vepra te tilla madhore dhe cilesore.