E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi/Asnjë nga deputetët e PS s’do të japë intervistë pa lejen e Edi Ramës

21-12-2011 / Gazeta 55

Menjëherë pas mbledhjes, Edvini ka treguar se s’ka besim as tek të mbeturit në parti, prandaj edhe ka dhënë ultimatum që asnë deputet të mos japë intervistë pa lejen e tij, sidomos në mediat me linjë editoriale pranë mazhorancës


Post mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PS-së, përveç vendimit për përjashtimin e Kastriot Islamit nga radhët e saj, është pasuar edhe nga porositë-kërcënuese të Edi Ramës, për çdokënd prej deputetëve, që do të guxojë të prononcohet në mediat e shkruara dhe elektronike, për “fatin” e deputetit “të çregjistruar”. Pas kësaj porosie-kërcënues, shurdhëria dhe memecllëku, mbizotëroi jo vetëm grupin e deputetëve socialistë. Guxoi vetëm Arben Malaj, por duket ka bërë edhe alibinë gati, sipas së cilës, foli para një grupi të rinjsh dhe nuk foli “ekskluzivisht” për ndonjë media të shkruar apo elektronike. Aq e frikshme dhe e nderë ishte situata dje te PS-ja, post mbledhjes së grupit të deputetëve socialistë, sa edhe vetë Edi Rama ishte trembur..., në atë far mase, sa në profilin e tij në twitter, fliste për mosuljen e TVSH-së, për qumështin e gjizën..., duke mos guxuar të artikulonte asgjë për përjashtimin e Kastriot Islamit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›