E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitalizmi dhe e drejta për të ecur përpara

21-12-2011 / Nga Jeb Bush (Wall Street Journal)

Kongresmeni Paul Ryan ka thënë kohët e fundit një frazë të zgjuar për të përshkruar konceptin bazë të lirisë ekonomike: "E drejta për të ecur përpara". Reflektoni mbi këtë frazë. Ne flasim për të drejtën e fjalës së lirë, të drejtën për të mbajtur armë, të drejtën për asamble. E drejta për të ecur përpara nuk duket si diçka që ka nevojë për t’u mbrojtur, për t’u garantuar.
Por, në fakt, ne e bëjmë një gjë të tillë. Ne duhet tua bëjmë më të lehtë njerëzve  të bëjnë gjëra që do t’i lejonin ata të ecnin përpara. Duhet t’i lejojmë ata të konkurrojnë. Duhet t’i lemë  njerëzit të luftojnë për biznesin e tyre. Ne kemi nevojë t’i lejojmë njerëzit të marrin përsipër rreziqe. Ne kemi nevojë që t’i lejojmë njerëzit edhe të dështojnë. Ne kemi nevojë t’i lëmë njerëzit të vuajnë pasojat e vendimeve të këqija. Dhe ne kemi nevojë t’i lëmë njerëzit të gëzojnë frytet e vendimeve të mira, apo edhe të fatit të mirë. Kjo quhet  liri ekonomike. Liri si për të qenë i suksesshëm ashtu edhe për të dështuar, liri për të bërë diçka ose asgjë. Njerëzit e kuptojnë këtë. Liria e fjalës, për shembull, do të thotë kur bëjmë bashkë nga ana vizuale apo verbale një sërë gjërash të pavlera , duke qenë të vetëdijshëm se individët kanë të drejtë të thonë se çfarë duhet të thuhet, madje edhe kur ajo është e papërshtatshëm ose jopopullore. Ne jemi të ndjeshëm ndaj sakrificave e fjalës së lirë, sepse ne e vlerësojmë bekimin e saj. Por kur është fjala për lirinë ekonomike, ne jemi më pak të ndjeshëm ndaj cikleve të rritjes dhe të humbjes, ndaj gjykimit dhe gabimit, ndaj dështimit dhe suksesit që janë pjesë e realiteteve të tregut dhe vetë jetës.
Gjithnjë e më shumë ne po lejojmë zyrtarët e zgjedhur prej nesh  të frenojnë liritë tona ekonomike nëpërmjet përmbledhjeve vjetore me mijëra ligje dhe rregullore të lidhura me këto kufizime. Duke parë këtë “tragjedi” njerëzore duhet të kërkojmë rregulla të tjera për ta parandaluar atë. Duke parë një mashtrim kriminal duhet të kërkojmë më shumë ligje. Duke parë një industri që po vdes duhet të përpiqemi të shpëtojmë. Në çdo rast ne i kërkojmë dikujt, "bëj diçka... çfarë do qoftë”. Si guvernator i Floridas për tetë vjet, më është kërkuar që të "bëj diçka", pothuajse çdo ditë. Shumë herë kam rezistuar me vënien e vetos, por shumë herë jam nënshtruar. Dhe nuk isha i vetmi. Kryetarët e komunave, qarkut, guvernatorët dhe presidentët nuk mendojnë se ligjet e tyre dëmtojnë tregun e lirë. Por në mënyrë akumulative, këto ligje në fakt e bëjnë një gjë të tillë duke bërë që ne të rrezikojmë tani të drejtën për të ecur përpara. Mjerë ata liderë të votuar, të cilët nuk arrijnë të dorëzojë një plan shumëpikësh për të arritur një sukses ekonomik. "Besimi në dinamizmi i tregut" nuk është një frazë e përdorur në leksikun  politik të sotëm.
A e kemi humbur më të vërtetë besimin tek sistemi i tregut të lirë të kapitalizmit sipërmarrës? A nuk po duam ne tashmë të vendosim besimin tonë në këtë kaos kreativ sjellë nga miliona njerëz që ndjekin vetëm interesat ekonomikë më të përshtatshme për ta? E drejta për të ecur përpara nuk kërkon një utopi liberale për të ekzistuar. Përkundrazi, ajo kërkon rregulla orientuese më pak dhe më të thjeshta. Rregulla, për të cilat të jetë bërë një analizë e ndershëm kosto-përfitim para se ato të shqiptohen. Rregullat që rezultojnë të papërshtatshme mund të eliminohen apo të përshtaten me ndryshimin e kushteve. Çështja e rregullat që vihen në dyshim apo hidhen poshtë mund  të zgjidhet më shpejt dhe më me pak kosto nëpërmjet arbitrimit sesa procesit gjyqësor. Në Uashington, DC, rregullat janë duke shkuar në drejtim të kundërt. Ato janë duke “plasur” nga mbingarkesa dhe kompleksiteti. Ato janë krijuar nën një re pasigurie dhe vite pas miratimit të tyre askush nuk e di në të vërtetë se si do të funksionojnë. Ne ose mund të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur, rrugë ku  individi është i lejuar që të ketë sukses vetëm përpara se të “dënohet” nga taksat shkatërruese, ku tregtia injoron veprimit e qeverisë duke rrezikuar veten dhe ku shteti vendos se si duhet të shpenzohet një pjesë masive e burimeve të ekonomisë. Ose ne mund të kthehemi në rrugën që dinim dikur dhe e cila na ka shërbyer mjaft: një rrugë ku individët veprojnë lirisht dhe me pak kontroll janë në gjendje të ndjekin fatin e tyre dhe të prosperojnë, një rrugë ku roli i qeverisë nuk është të formësojë tregun, por të ndihmojë në përgatitjen e qytetarëve të saj për të prosperuar.
Me pak fjalë, ne duhet të zgjedhim mes “linjës drejtvizore” premtuar nga statisticienët dhe “linjës dhëmb për dhëmb” të lirisë ekonomike. “Linja drejtvizore” e rritjes graduale dhe të kontrolluar është ajo që na premtojnë statisticienët. Vija e dehur nuk ofron asnjë garanci, por ka një rekord të fuqishëm në hapjen rrugë prosperitetit dhe mundësisë për një shumicë më të madhe të njerëzve. Ne nuk mund të dimë paraprakisht se çfarë mundësish premton liria për 312 milion individë. Por të paktën na jepet mundësia për të eksploruar  “linjën dhëmb për dhëmb” të lirisë ekonomike, ndërkohë që  nga ana tjetër mund të mbërthehemi nga kjo linjë drejtvizore e ndjekur. Dhe një vijë e drejtë ne fund rezulton se është një linjë e sheshtë.

Z. Jeb  Bush, republikan, ish-guvernator i Floridas (1999-2007), i vëllai i presidentit Xhorxh W. Bush

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›