E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi/Me pulse elektromagnetike, Izraeli do të mund ta kthente Iranin në “kohën e gurit”

10-09-2012 / Gazeta 55

Mediat britanike publikojnë investigime lidhur me strategjinë ushtarake që do ndjekë Izraeli për paralizimin e Iranit, strategji që përdor pulset elektromagnetike, për të shkatërruar çfarëdolloj strukture elektrike, çka do sillte detyrimisht edhe një paralizë të strukturave shtetërore si dhe një krizë humanitare

Gazeta britanike Sunday Times publikoi një bisedë me ekspertin amerikan të mbrojtjes, Bill Gertz, i cili pohon se Izraeli do të mund ta sulmonte Iranin me pulse elektromagnetike që do ta kthenin vendin në “kohën e gurit”. Ai shtoi se sulmi i mundshëm ka shqetësuar seriozisht shërbimet e fshehta amerikane. Teknologjia nga pulset elektromagnetike (EMP), që konsiderohen jo vdekjeprurëse, është e njohur tash e disa dekada. Bëhet fjalë për vërshim të fuqishëm të energjisë me rreze gama, që në reaksion me fushën magnetike të Tokës krijon energji elektrike që mund të djegë pajisjet elektrike dhe qarqet elektrike. Pulsi i tillë mund të krijohet edhe pa energji nukleare, për shembull me gjenerator të mikrovalëve, kurse efekti do të ishte kolapsi i plotë i shërbimeve të trafikut, financiare dhe atyre të shpejta. Autori amerikan Joe Tuzara ka bërë thirrje për përdorimin e kësaj teknologjie ndaj Iranit. Tuzara është i bindur se Irani ka përshpejtuar ndërtimin e armës bërthamore, për ç’arsye, thotë ai, duhet reaguar në mënyrë preventive duke sulmuar me pulse elektromagnetike. “Sulmi me këtë teknologji nuk do të rezultonte me shpërthime dhe rrezatim radioaktiv, por furnizimi me ushqime do të ishte vështirësuar dukshëm, kurse komunikimi pothuaj do të ishte pamundësuar, gjë që do të rezultonte me katastrofë ekonomike”, tha Tuzara. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›