E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Revansh, urrejtje dhe mashtrim, muaji i parë i piktorit të dështuar Kryeministër!

27-07-2013 / Gazeta 55

Veprimtaria e Kryeministrit të zgjedhur në 1 muaj

“Revansh, urrejtje dhe mashtrim, muaji i parë i piktorit të dështuar Kryeministër!” Kështu e nis postimin e tij në Facebook, kryeministri Sali Berisha lidhur me atë çfarë ofrojnë lëvizjet e kryetari tët Partisë Socialiste e cila rezultoi fituese në zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu në radhitjen e konstatimeve që kryeministri Berisha bën mbi veprimtarinë një mujore të Kryeministrit të zgjedhur të bie në sy pikërisht mosmbajtja e premtimeve për të cilat u votua në 23 qershor. “Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi. Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon: 1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me te cilat mori votën. 2 - Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete. 3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqësor. 4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushërirës Koleka. 5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria. 6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të drogës dhe krimit. Ky është ndryshim por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!”- deklaron kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›