E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne fund te vitit certifikatat dalin nga qarkullimi

Ministri i Punes Spiro Ksera prononcohet per certifikatat dhe regjistrimin e popullsise

Ministri i Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera i pyetur dje nga gazetaret per problemin e vendosjes se kombesise ne certifikata ka deklaruar ne Gjirokaster se per certifikatat me kombesi minoriteti etnik grek do te kete te gjitha te drejtat sepse eshte shteti shqiptar ai qe respekton te drejtat legjitime te gupeve etnike. Per sa i takon heqjes se kombesise nga formati i ri i certifikatave ky fakt nuk privon te drejtat e minoritetit pasi ne baze te ligjit certifikatat jane te perkohshme dhe shpejt do te dalin nga qarkullimi duke u futur ne perdorim kartat e identitetit nderkohe qe ne perdorim ekzistojne dy lloj dokumentesh identifikimi njera prej te cilave u jep mundesi perfaqesuesve te minoriteteve qe te terheqin cilendo duke prezantuar kombesine pa asnje problem - deklaroi deputeti dhe ministri Spiro Ksera. Duhet qe te mos te politizojme dhe te mos keqinformojme qytetaret te cilet jane te interesuar per marrjen e ketyre certifikatave - nenvizoi Ksera. Ne Shqiperi certifikatat si dokument identiteti deri ne fund te ketij viti do te dalin nga qarkullimi pasi sipas ligjit do te njihen vetem kartat e identitetit por nga ana tjeter per ata persona qe jane te interesuar per marrjen e certifikatave me kombesi per ta paraqitur ate ne institucionet e huaja sikurse jane zyrat e administrates dhe prefekturat e shtetit fqinj te Greqise perfaqesite diplomatike dhe konsullatat ekzistojne formatet e certifikatave qe permbajne te dhenat e kombesise - tha ministri me kombesi greke Spiro Ksera. Une personalisht nuk kam nje reagim zyrtar nga konsullata por sidoqofte mund te them se banoret e minoritetit etnik e kane te drejten e tyre per kerkuar se kete te drejte jua japin konventat nderkombetare por edhe te drejtat e njeriut. Do te thosha se kjo eshte nje ceshtje ne diskutim e siper e cila do te zgjidhet pozitivisht per pjesetaret e minoritetit grek - sqaroi Ksera. Lidhur me problemin e regjistrimit te popullsise duke perfshire perkatesine etnike dhe fetare Ksera tha se nje grup pune eshte duke u marre me ceshtjen e regjistrimit te popullsise duke bazuar vetem ne baze te ligjit dhe cdo gje do te behet duke respektuar te drejtat e njeriut dhe ne vecanti ato te minoriteteve etnike qe jane ne numer te shumte ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›