E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaosi kundërligjor i ish-kryebashkiakut

12-06-2011 / Nga Ardian Roshniku

Në votimet vendore të 8 majit 2011, në qytet e fshat, në krahasim me ato të vitit 2007, u shfaq një qytetari e admirueshme, një tregues pozitiv ky, i vlerësuar nga Europa dhe SHBA. Votimet u zhvilluan të qeta si asnjëherë në historinë e proceseve zgjedhore në Shqipëri, duke shpërfillur kështu rebelimet, si ai i 21 janarit të dhunshëm para Kryeministrisë, nga një turme që s’kishte asnjë lidhje me ata që u paraqitën në qendrat e votimit dhe shprehën vullnetin sipas bindjeve të tyre, për zgjedhjen e njerëzve më të aftë për drejtimin e bashkive, komunave etj. Ashtu si më 2007, edhe këtë herë, partitë e Aleancës për Qytetarin, arritën një fitore të qartë. Tirana mori ngjyrën blu, me kryebashkiakun e ri Lulzim Basha. Votuesit dëshmuan edhe për të vërtetën e madhe  të zgjedhjeve parlamentare më 2009, një goditje kjo e fuqishme ndaj shpifjeve të një grupi të caktuar opozitarësh, të cilët shpërdoruan detyrën e shenjtë të deputetit dhe morën pamje prej rebelësh, me bredhje nëpër rrugë e me qëndrim formal në sallën e Kuvendit. U panë edhe deputetë si ata të Elbasanit që u ngritën kundër vetë elbasanasve, duke kundërshtuar verbërisht  ndërtimin e autostradës historike Tiranë-Elbasan. Disa të tjerë u bën gazi i botës duke kaluar si pehlivani Ali Xhixha mbi portat e qendrave të numërimit të votave, ose me kala dibrançe mbi trupat e policëve, para ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Pas britmave qesharake ”hap kutitë!”, duhej të dëgjonim edhe klithmën “mos hap kutitë!”.
Në këtë mes Rama e Ruçi janë si dy kokat e fantit spathi. Koka e parë është pa dyshim vetë Edvin Rama, me tymnajën e arrogancën, kundër integrimit në Europë, kundër anëtarësimit në NATO, heqjes së vizave pas sajesës si flluskë sapuni për një eksod prej 800 mijë shqiptarësh, ky nxitës dinak revoltash me drogmenë, zjarre, bomba molotov e predha misterioze, me bllokim rrugësh e djegie gomash, larg debateve demokratike e jashtë sallës së Kuvendit, tashmë edhe jashtë Bashkisë së Tiranës e larg parave. Ky  mohues i çdo përparimi në Shqipëri, siç janë elektrifikimi, turizmi, zhvillimi i bujqësisë, rritja e pagave dhe e pensioneve, në qytet e fshat. Ky thurës mashtrimesh e përkrahës skandalesh makabre me skenarë “rrëmbimesh e përgjakje grash” gjoja shtatzana dhe “grabitje” fëmijësh imagjinarë, tashmë i tronditur edhe në karrigen e kryetarit të PS, i turbulluar nga një kaos marramendës në kokë. Ky shkelës i ligjeve demokratike, anarkist, vulgar, gojëprishur me fjalime boshe e kërcënues megaloman i ngërdheshur, sikur prej tij varet fati i botës, ashtu si  dikur E. Hoxha me koburen bosh. “O bashkinë o revoltë!” “O kryebashkiak, o rash e vdiqa!”. Siç po duket ka gjasa që strehimi i tij do të jetë pavioni i ndonjë spitali. Megjithatë në selinë e PS ka shpërthyer rrebeshi,, temperatura është rritur mjaft dhe Rama, sado i përflakur si zjarr kashte, po e ndien veten  humbës, i pashpresë e pa asnjë rrugëdalje.
Koka e dytë e fantit spathi, është, i papajtueshmi i shekullit, me humbjet më 1991, 1992, 1996, 2005, 2007, 2009 dhe 2011, Gramoz Ruçi, ky kryepolic ramizist i syve plot urrejtje, i njohur për vrasjet e të rinjve demokratë në Shkodër e klithmat në Kuvend. Për tipa të tillë turqit thonë: “Çereden beli!” që do të thotë, e tregon fytyra, kurse sipas Servantesit: “Kalorësi i fytyrës së vrerosur!”. Pas tyre, kemi Majko përmetarin, i njohur për habinë: “Uuu! Pse mua vatë e më vutë kryeministër?! Ky ish-kryeministër jetëshkurtër, i dështuar në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Morinë dhe i parave të taksapaguesve, që nuk u mor vesh nga shkuan. E shohim triumfues në Kuvend me gazetën shpifarake ZP të shpalosur në duar, me gafën e gëzimin e egër ndaj një biznesmeni të huaj tek tha:“Ja, një farë horr-horri e kapën!”. Tani së fundi e shohim në ekran me flokët e bardha, rreth lojës kala dibrançe tok me Xhafën, para KQZ dhe vrapues gazmor pas prapanicës së Ramës për ngushëllim drejt shtëpisë se kavajsit beqar E. Roshi. Nuk duhen harruar as lepurushi i “revoltës”, gishto Erion Braçe, as bruneti Cac Angjeli, as broçkullat e klounit gënjeshtar Blendi Klosi, nga fisi i njohur i Klosëve të diktaturës vrastare hoxhiste, shërbëtor qesharak i humbësit Edvin Kristaq Rama, me fyerje rrugaçësh ndaj juristëve seriozë të Kolegjit zgjedhor, të ngjashëm me gjykatësit amerikanë e britanikë. Si s’na u ndanë fantazmat e bllokmenëve të kuq  as në shekullin  XX ?! Pas gjithë këtyre që u thanë, shteti demokratik a ka ligje për këta kriminelë, që fshihen si struci pas imunitetit të deputetit?

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›