E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajthitjet e shifrave të G. Ruçit

Çmimi që solli z. Eno Bozdo gëzoi demokratët, por pezmatoi opozitën! - Përballë shifrave të realizimeve të planit programatik të qeverisjes së re të paskorrikut të vitit 2005-s, z. Ruçi na nxori shënimet e shpenzimeve të një familjeve të varfër, që „të argumentonte“ rënien e nivelit të jetesës. Por do të shohim se ai veproi me llogaritë e Hasan Hajdutit. Do t’i shohim edhe “hesapet” e Hasanit.
Por më parë le të përmendim me krenari kthimin e paradoditëve të zëvendësministrit të Ekonomisë sonë, z. Eno Bozdo, me emblemën e çmimit të dytë të rritjes ekonomike. Eno Bozdo, duke marrë çmimin, foli me një elokuencë të spikatur e me thjeshtësi të natyrshme, me gëzimin që i ndriste në të gjithë qenien e tij, por pa mburrje vetjake, të një personi modest të cilit i vlerësohen meritat e qenësishme. Të gjithë demokratët e sinqertë u lumturuan sinqerisht, bashkë me Enon, veç së tjerash, edhe për një arsye thelbësore: se ne ndodhemi para një opozite të tillë nihiliste e cila, jo vetëm që nuk di të çmojë ndershmërisht arritjet, por edhe sikur ndjen një kënaqësi cinike që të na paraqesë para faktorit ndërkombëtar si një vend të dështuar në vëzhgimet objektive euroatlantike.
Tetëvjeçari i tyre nuk mbulohet me një kozmetikë boshe - Në të vërtetë, në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit, opozita socialiste kërkon të na përsërisë modelin e një qeverisjeje të dështuar: atë të tetëvjeçarit të saj qeverisës. Veçse, duke qenë se është edhe vetë e ndërgjegjësuar se ajo kohë është si një ëndërr tronditëse e ndjellakeqe, synon ta kamuflojë atë tetëvjeçar me një kozmetikë të pabesueshme: me modelin Rama! E. Rama bëhet i tejdukshëm në rol të demagogut, me pudrosjen e tetëvjeçarit dështak. “Politika e re” e tij bie erë vjetërsire. Sepse para këpëdarëve të përzgjedhur nga ai vetë, sa për të marrë skeptrin e kreut të PS-së, pohoi me buçitje korrupsionin tetëvjeçar, kalbjen e pushtetit me trafikimet e drogës e gjer te mishi i bardhë, duke përfunduar: E patëm me hak humbjen e pushtetit!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›