Suela Demiri: Me femijet eshte kenaqesi te punosh, te lodhshem jane te rriturit
Cdo te shtune ajo eshte pjese e familjeve shqiptare duke drejtuar spektaklin me te bukur per femije “Gjeniu i vogel”, i cili pritet me padurim jo vetem nga te vegjlit por ndiqet me shume interes edhe nga prinderit e tyre. Kjo eshte Suela Demiri moderatorja qe me aq dashuri percjell emocionet e femijeve qe jane ne konkurrim dhe qe per cdo moment eshte perkrahesja me e mire e tyre. Edhe kur ata jane ne veshtiresi, edhe kur nxjerrin ndonje lot, ajo eshte gjithmone aty per t’i perkrahur dhe per t’i inkurajuar. Ne nje interviste per “Koha Jone” ajo tregon se sa te veshtire e ka tani qe “Gjeniu” po vjen drejt fundit si dhe emocionet e medha qe ndjen ajo sa here qe njeri nga femijet duhet te largohet.
1-Pershendetje, Suela ju shkeputem nga puna pasi jeni duke u pergatitur per finalen e “Gjeniut te vogel"….
Pune ka plot, sic e shihni edhe vete jemi ne pergatitjet e fundit per naten finale, por eshte gjithnje kenaqesi te flasesh me gazeten “Koha Jone”.
2- Faleminderit, si lindi ideja e te qenit pikerisht ju moderatore e gjeniut?
Mesa duket prezantimi i edicionit te kaluar u pelqye dhe autoret vendosen te krijojne nje fare tradite te themi, duke me rizgjedhur mua perseri si moderatoren e spektaklit me te bukur per femije, “Gjeniu i vogel”.
3-Ju keni mbaruar studimet e larta per regji, ku ndiheni me mire, si protagoniste mbi skene apo pas skene si regjisore?
Te dyja me pelqejne shume dhe deshiroj te mos i ndaj asnjehere, sepse emocionet qe te fal njera dhe tjetra jane shume te medha.
4- A keni ju preferencat tuaja per ndonje femije apo nuk mund te beni dallime?
Une i dua te gjithe njesoj, por sigurisht qe kjo nuk me pengon te bej vleresimet e mia per ata, si kengetare kuptohet, sepse dikush eshte me i talentuar dhe dikush me pak. Per fat kete e gjykon juria, une kam nje pune e cila me jep luksin e madh qe vetem t'i dua. dhe per sa i perket dashurise sime per ta i dua te gjithe njesoj.
5- A eshte e lodhshme puna me femijet?
Te punosh me femijet eshte nje kenaqesi e vertete. Sepse ata nuk kane ambicie si te medhenjte dhe te falin dashuri te sinqerte, pa asnje lloj interesi dhe jane shume te cilter. Te lodhshem jane te rriturit.
6-Ju keni nje vajze, kur shikon keta femije qe kendojne a ka shprehur edhe ajo deshiren per te qene pjese e “Gjeniut”?
Eshte e vertete qe tani i ka lindur deshira te kendoje, por ne disa raste vetem deshira nuk mjafton. Per shembull une shoh se ajo ka me shume prirje per pikture, por eshte ende e vogel e ka kohe te vendose, prandaj ne nje te ardhme me mire te shpresoje te behet si mami i saj, sepse si Laura Gjipi nuk me duket se i ka te dhena te behet.
7-Ju kemi pare qe jeni shume e familjarizuar me te gjithe femijet, si ndiheni kur cdo te shtune njeri prej tyre largohet?
Po eshte e vertete qe ne jemi bere pak a shume si nje familje e madhe sepse kalojme shume kohe bashke dhe me te vertete me thyhet zemra, vecanerisht kur ata jane te talentuar. Por kjo eshte gara. Ata qe largohen sot nga ky kompeticion do te rezistojne tek nje tjeter, sepse humbja te forcon dhe pengesat jane bere vetem per te te permiresuar dhe per te bere me te forte edhe nga karakteri.
9- A mund te na tregoni si nis nje dite e zakonshme per ju?
Per mua nje dite e zakonshme ne kete periudhe e cila ka qene shume e ngarkuar me prova, nuk ka si te mos nise me nje mendim per te shtunen e radhes, qe eshte edhe spektakli. Bej analizen e javes qe kemi lene pas, cfare jane gjerat qe mund t’i bejme me mire, ja keshtu nis dita ime, me pune dhe shume mendime.
10- Sot eshte nata finale e “Gjeniut te vogel”, a ju vjen keq qe po mbaron?
Sigurisht shume. Sic ju thashe edhe me larte duke qene se jemi familjarizuar me femijet, une jam lidhur shume me ta dhe me vjen shume keq qe po mbaron dhe ata do te ikin. Me pelqejne shume pushimet, eshte e kote ta mohosh por puna me pelqen me shume.
11- Do ju shohim serish si moderatore ne edicionin e ardhshem?
Le te shpresojme, sepse sigurisht qe une e deshiroj, sepse ju thashe qe te punosh me femijet eshte nje kenaqesi e vecante.
12-Dhe pyetja e fundit, pas gjithe kesaj lodhjeje e ngarkese sigurisht qe do te beni pushime, po ku do t’i kaloni ato?
Ende nuk e kam vendosur. Ne si familje na pelqejne pushimet ne levizje dhe ne aktivitet. Pra pak dite ketu, e pak dite ne nje vend tjeter, ne kete menyre e shetisim te gjithe bregdetin shqiptar, i cili eshte i mrekullueshem.