Rovena Dilo, jeta e saj, klasi i saj Yllka Selita & Izaura Ndoj - Fotot: Franc Zhurda
Prej mese njezet vjetesh, jemi mesuar te lidhim muziken e bukur dhe kenget e arrira, me nje emer te rendesishem. Kenge larg komerciales por te shnderruara ne hite nga vete shqiptaret ketu dhe kudo ata jetojne. Rovena Dilo vjen per lexuesit e suplementit "Summer Time" ne "Koha Jone" me nje rrefim te sinqerte per jeten e saj. Plot modesti ndalet ne femijerine dhe njerezit me te shtrenjte per te. Flet per dashurine qe thote se eshte vete argumenti. Nuk fsheh pasionin per penen, teksa e sheh ulur ne lokalin e saj ne ish-Bllok, me kafene perpara, rrethuar plot revista kryesisht angleze ku nuk humb rastin te perpije sa me shume. E kur dicka i mbetet ne mend, nuk perton ta perktheje dhe shqiperoje, pse jo ta lexojne dhe shume te tjere.
Tregohet shume e kujdesshme teksa e pyesim si e sheh "bombardimin" e tregut muzikor me klipe pafund ku shpesh cilesia shnderrohet ne pamundesi per ta gjetur. Thote se eshte nje proces i pashmangshem, sidomos shqiptar. Por paralajmeron se cdo gje ka pasoja dhe "dhe pasojat e pacavureve te artit jane te prekshme e te dukshme".
Per kengetaren e mirenjohur, spektakle si Maratona e Kenges...", jane nje makine gjigante ne sherbim te vlerave te muzikes kombetare dhe duke theksuar se eshte i vetmi spektakel i te tilla permasave ne vere, siguron se vetem ajo mund te mbledhe ne sheshet e qyteteve mijera artdashes.
NJEZET VJET KARRIERE
Rovena, ju spikatni si pjese e elites se skenes shqiptare. Pas afro 20 vjetesh jete me kengen dhe pasionin qe dhuron ajo, si ndjeheni sot ne kete moment te jetes dhe karrieres?
Ndjehem mire dhe e qete. Ka nje stabilitet ne jeten dhe karrieren time qe me jep siguri. Rrjedha e gjerave ka kuptimin qe une dua.
Prej vitesh jeni shfaqur ne skene si nje kengetare me ze te vecante, ku ne te shumten e rasteve nen notat e dashurise. Sic shpesh jeni shprehur, per ju dashuria eshte e rendesishme jo vetem sa i perket njeriut te zemres, por edhe per familjen, momentet e bukura te jetes etj.? Ne kete pike, jeni me shume romantike apo argumentuese?
Gjithkush qe ka fatin te jetoje, e di dhe e ndjen se dashuria eshte burimi i shumeckaje, per te mos thene i gjithckaje. S'eshte e thene te jesh romantike, ashtu sic une jam ne te vertete, per te pranuar dashurine si motorin levizes te jetes. Por nje romantik duke dhene argumente e poetizon dhe himnizon dashurine. Ndersa persa i perket termit argument, dashuria eshte argumenti i pare dhe i fundit.
Nje karriere shumevjecare dhe plot surpriza. Cila kenge mendoni se ju ka sjelle me shume fat?
Thone se dita e mire duket me mengjes. Pra del se kenga e pare duhet te jete zanafilla e fatit te mire. Por sigurisht qe s'ka qene e vetmja. Kenget e mia me te mira kane qene s gure shenjues pergjate karrieres sime. Me kane orientuar drejt me sa duket. (Qesh).
PROFESIONALIZMI PERBALLE KOMERCIALIZMIT
Tregu muzikor sot ne Shqiperi eshte bombarduar nga videoklipe te shumta dhe nga pseudokengetare. Ju si nje artiste e afirmuar ne kete fushe mendoni se kjo eshte nje zgjidhje apo zgjedhje e duhur?
Per mendimin tim, kjo nuk eshte as zgjedhje dhe as zgjidhje e duhur. Ky eshte nje proces i pashmangshem, sidomos shqiptar. Tregu i ketij vendi eshte i tejngopur me cdo lloj fenomeni, pse te mos jete i tejngopur edhe me kengetare. Pale pastaj qe te kendosh duket kaq e lehte me ndihmen e teknologjise. Cdo gje ka pasoja. Dhe pasojat e pacavureve te artit jane te prekshme dhe te dukshme.
FEMIJERIA
Si e kujtoni femijerine tuaj?
Si nje periudhe te lumtur, ndoshta me te lumturen e jetes sime.
Cilet jane njerezit qe kujtoni me shume nga femijeria juaj, qofte te aferm apo dhe ne bangot e shkolles?
Kujtoj njerezit e afert, shoqet e femijerise. Sidomos njerezit e mi qe nuk i kam me. Me merr malli shume...
NJE DITE ME ROVENA DILON
Kalojme ne jeten e perditshme. Si nis nje dite e zakonshme per ju?
Me pelqen te fle gjate dhe te zgjohem pa u nxituar. Pasi sillem neper shtepi me gjera te vogla, te cilat me teper me hutojne sesa kane ndonje rendesi, nisem drejt lokalit per te pire kafen e pare.
Cfare e merzit me shume Rovenen?
Situatat e paparashikuara dhe njerezit qe nuk kuptojne.
Ka ndonje peng ne jeten tuaj profesionale. Ndoshta nje kenge ende e parealizuar...?
Ne profesion gjithmone ka gjera te parealizuara. Sidomos ketu tek ne ku iniciativat jane totalisht vetjake.
PAMJE
Shume njerez ju vecojne si artiste me klas. Te kesh klas eshte dicka qe fitohet apo e lindur?
Thone qe klasi lind me njeriun. Edhe une keshtu mendoj, madje shkoj edhe me tej. Klasi trashegohet, por kush ka mend mund edhe ta kultivoje. Por nje gje eshte e sigurt, eshte dicka qe eshte jashte mundesive te ambicies. Rrjedh me gjakun.
Sa kohe i kushtoni paraqitjes tuaj te jashtme?
Merrem aq sa duhet. E vetmja gje qe s'po behet pjese e vazhdueshme e kujdesit tim per veten eshte stervitja fizike. Ajo qe ka lidhje te drejtperdrejte me pamjen. Duket se shpesh e harroj kete.
JO VETEM KENGA
Pervec kenges, ne ekran jeni shfaqur dhe si nje prezantuese e zonja ne spektakle te ndryshme. Si e shikoni kete eksperience?
Po me komplimentoni. Vertet qe fillimet e mia jane te hershme, kujtoj Mbremjen Kulturore ne vitin 1990 ne RTVSH, ku permes konkursit dilnin ne pah vlerat e artisteve te rinj ne zhanrin muzikor dhe artistik. Megjithate eksperiencat e mia me prezantimin nuk jane te shumta. Do te me pelqente te riprovoja, por ne projekte qe vertete me intrigojne dhe qe perbejne sfide per mua.
Nese na lejohet te themi se kenga eshte pasioni juaj i pare, cili eshte pasioni i dyte per Rovena Dilon?
Letersia eshte nje pasion i madh. Por edhe kinematografia nuk ngelet mbrapa.
Ishim te sigurt se pena eshte nje pasion i juaj i dyte. Cilin zhaner te te shkruarit ju preferoni?
Kam lexuar shume me teper proze se poezi. Por pasioni im me i madh mbetet pena e dramaturgut me te madh te te gjitha koherave, Shekspirit.
VERE PUSHIMESH DHE VERE PUNE
Cili ishte destinacioni juaj i pushimeve per kete sezon?
E admiroj bukurine e bregdetit shqiptar. Nuk le rast pa pushuar ne plazhet tona. Por nuk jane me ato te parat, pislleku ua ka zbehur natyralitetin.
Vec pushimeve, ju kishin edhe kete sezon veror angazhime profesionale. Ishit pjese e Maratones se Kengeve te Shekullit, ku ju pame ne qytete si Saranda, Delvina, etj. Si i perjetuat keto koncerte, si ju priten dhe a ju perfshine emocionet?
Maratona eshte spektakli i vetem veror i ketyre permasave. Vetem ajo mund te mbledhe ne sheshet e qyteteve dhjete mije vete. Entuziazmi eshte magjik. Do te vecoja Durresin, Kavajen, Sarande. Fantastike, e falenderoj Pandi Lacon i cili me beri ftesen te jem pjese e ketij evenimenti.
PLANET E AFERTA
Evenimente ku do te jeni e pranishme gjate muajve ne vazhdim. Dhe videoklipi juaj me i afert qe keni projektuar?
Kjo akoma nuk eshte vendosur. Le te leme ca surpriza te vogla.
A mund te zbulojme njeren prej tyre?
Po ndalem ne pjesen e dyte te pyetjes. Nje duet me Eranda Libohoven eshte nder planet e aferta qe pres ta shohim te realizuar.
Kengetarja Rovena Dilo duke pozuar per kopertinen e suplementit "Summer Time" ne "Koha Jone". Fotot: Franc Zhurda