E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakers dyfishon epërsinë

Los Angeles Lakers janë në gjysmë të rrugës drejt një tjetër finaleje në NBA, pas fitores edhe në takimin e dytë të serisë finale të Konferencës Perëndimore kundër Phoenix Suns 124-112.

Paul Gasol shënoi 14 nga 29 pikët e tij në çerekun e katërt, ndërsa Kobe Bryant shtoi 21 të tjera dhe 13 asistime, duke dyfishuar epërsinë e Lakers në 2-0 ndaj Suns. Rom Artest shënoi 18 pikë për Lakers, që fitoi ndeshjen e tetë me radhë në play-off. Ekipi i trajnerit Phil Jackson është favorit për të kaluar në finale, ku do të takohet me fituesin e përballjes Boston Celtics – Orlando Magic.

Celtics janë në epërsi 2-0 në finalen e Konferencës Lindore. Jason Richardson ishte realizuesi më i mirë për Suns me 27 pikë, ndërsa Grant Hill në paraqitjen e tij të parë në karrierë, në finale të një Konference, shtoi 23 pikë. Ndeshja e 2-të zhvillohet të dielën mbrëma në Phoenix.

Lakers-Phoenix 123-112
L.A. Lakers: Gasol 29
Phoenix: Richardson 27

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›