Juventus stërvitje në Pescara

Juventus ka fituar me rezultat të thellë në stadiumin e Pescaras duke e mposhtur atë me rezultat tenistik 6-1.
Ndeshja më shumë ishte një lloj stërvitje për Juventinët të cilët deri në javën e ardhshme do ta ruajnë pa problem pozitën e parë.
Serinë e golave për Juventusin e filloj Arturo Vidal në minutën e 8-të për të vazhduar Quagliarella me 2-0 në minutën e 22.
Pescara u mendua se do të kthehet në lojë pasi që shënuan një gol që doli të jetë gol i nderit për ta në minutën e 25 me anë të Cascione.
Por, pesë minuta më vonë mesfushori Asamoah shënon një gol të bukur me gërshërë për rezultat 1-3.
Quagliarella e thëlloi epërsinë në minutën e 38 të takimit ndërkaq për 5-1 shënoj Giovinco në minutën e 45.
Juventusi zvogëloi ritmin në pjesën e dytë ndërkaq për të kompletuar hat-trikun e tij ishte përsëri Quagliarella që shënoj në minutën e 53.