Gara, Mustafaj s'perjashton terheqjen

Deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaj akuzoi diten e djeshme kryeministrin Berisha, se ka thyer parimin e paanesise ne garen per kryetarin e PD-se ne kryeqytet. Kete deklarate per mediat, Mustafaj e beri si pasoje e shprehjes se pelqimit te kryeministrit Berisha, per kandidaturen e deputetit Aldo Bumci, ne emisionin "Opinion", ne TV "Klan". Sipas Mustafajt, gara per kryetarin e PD-se ne Tirane duhet te jete nje gare, e cila te bazohet mbi konkurrencen e ndershme dhe koncepti i paanshmerise ne gare, duhet te respektohet fillimisht nga vete kryeministri Berisha, i cili eshte kryetari i Partise Demokratike. "Mbreme kryeministri Berisha shkeli parimin e paanesise dhe neutralitetit qe duhet te ruaje deri ne fund, perballe te gjithe kandidateve. Ai eshte kryetar i Partise dhe e ka per detyre te mbaje nje qendrim te paanshem", deklaroi ish-ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj, ne nje deklarate per mediat, vetem nje dite pasi Berisha shpalli publikisht pelqimin e tij per Bumcin, si kryetar te PD ne kryeqytet. Sipas tij, do te ishte e udhes qe emocionet e tij, ne lidhje me njerin apo tjetrin kandidat, kryeministri Berisha t'i shprehte nepermjet votes se tij, diten kur ne konferencen e Tiranes do te behej votimi per kandidaturat e shpallura. Por Mustafaji deklaroi se ai do ta vazhdonte garen per kryetarin e PD-se ne kryeqytet, per aq kohe sa ne kete gare do te ekzistonte minimumi i standardeve, pasi ai kishte hyre ne kete gare per motive parimore dhe jo klanore. "Une vazhdoj te jem ne gare dhe do t'i ndjek me vemendje zhvillimet deri ne fund, duke bere te gjitha perpjekjet qe me takojne me qellim qe procesi te ruaj sadopak standardet e gares. Ne qofte se do te krijoj bindjen se keto standarde nuk kapin minimumin e nevojshem, do te marr vendimin e pershtatshem", deklaroi Mustafaj. Sipas tij, kandidimi ne kete gare te rendesishme i kishte ardhur si pasoje e vazhdimit te kontributit brenda PD. Veprimet e tij per kete kandidim, per te, kishin ardhur ne perputhje te plote me statutin e PD-se, te nje dokumenti qe duhej te respektohej nga te gjithe. "Une ne asnje moment nuk e kam vene ne dyshim te drejten time parimore per te kandiduar. Une jam ne Partine Demokratike qysh ne sekonden e pare te ekzistences se saj, njeheresh me Sali Berishen dhe nuk kam ardhur aty as ne vitin '96 e as ne vitin 2006", deklaroi Mustafaj, duke u shprehur se ai i njihte mire te drejtat e tij dhe gjithmone ishte i kujdesshem, per t'i tejkaluar keto kompetenca. Ish-ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj ka qene i pari qe ka deklaruar publikisht hyrjen e tij ne garen per kryetarin e PD-se se Tiranes. Me pas jane shpallur edhe te tjera kandidatura nga radhet e PD-se, si deputetja Lajla Pernaska, deputetet Aldo Bumci, Edi Paloka dhe Gjergj Bojaxhi. Dy dite me pare kryeministri Berisha deklaroi se gara kishte emra te njohur, duke permendur si "kandidature te shkelqyer" zedhenesin e grupit parlamentare te PD-se, Aldo Bumcin.