E Diel, 1 Nëntor 2026

Shulz uron Meten per bashkepunimin me Sali Berishen

Permes nje letre drejtuar kryetarit te LSI, Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar socialist ne PE ka pershendetur pjesemarrjen e kesaj force ne qeverine e re duke shprehur besimin ne bashkepunimin"ne te mire te Evropes". Dy dite pasi ka nenshkruar marreveshjen me kryeministrin Berisha, kryetari i LSI-Ilir Meta ka marre urimet e para nga perfaqesues te se majtes ne Parlamentin Evropian. Kreu i grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Evropian i ka derguar nje leter kreut te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta per te pershendetur krijimin e qeverise se re. Martin Shulz ka shprehur besimin ne bashkepunimin e mire te qeverise se re, ne te mire te Evropes dhe per Evropen.

"Me shume kenaqesi une ju mbeshtes me te gjitha forcat e mia dhe me gezim shpreh besimin per bashkepunimin tuaj te mire me Evropen dhe per Evropen", thekson Shulz ne letren drejtuar Metes. Nderkohe kreu i grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Evropian i ka uruar Levizjes Socialiste per Integrim qe permes pjesemarrjes ne qeverine e re te koalicionit te arrije permbushjen e aspiratave politike te qytetareve shqiptare. "Para se gjithash dua t'ju falenderoj perzemersisht per pjesemarrjen e suksesshme ne Qeverine shqiptare. Une uroj nga zemra qe ju te mund te permbushni aspiratat politike te bashkeqytetareve dhe bashkeqytetareve tuaj", thuhet ne letren pershendetese te Shulz. Njeheresh ai e cileson kete pjesemarrje ne qeverisjen e vendit, nje shenje te mire qe Shqiperia jep ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. "Per ne te gjithe ne Evrope, do te jete nje shenje e mire qe Shqiperia te perfeksionoje bindshem rrugen e saj drejt nje te ardhme paqesore dhe qe njerezit te mund te shikojne nje Shqiperi me nje te ardhme te qarte e te sigurt", thuhet ne letren e Shulz, drejtuar kryetarit te LSI, Meta, njeheresh tashme i sigurte ne postin e shefit te diplomacise shqiptare dhe te numrit dy te qeverise. Letra pershendetese e Martin Shulz, kryetar i grupit te deputeteve ne Parlamentin Evropian, eshte nje shenje e forte mbeshtetese qe te majtet evropiane i japin aleatit me te ri qeverises, LSI, per rrugen qe ka zgjedhur, ne bashkeqeverisje me te djathten, ne funksion te integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Aq sa dhe vete qeveria eshte cilesuar si nje qeveri e integrimit. Nderkohe ky eshte mesazhi i dyte qe ka ardhur nga te majtet evropiane, serish te permbledhur nepermjet kreut te deputeteve socialiste ne Parlamentin Evropian, Martin Shulz.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›