E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PR vendos: Mediu, minister Mjedisi

Kryesia e republikaneve ka mandatuar kryetarin Fatmir Mediu si emrin qe do t'i dergohet kryeministrit Berisha per te drejtuar dikasterin e Ministrise se Mjedisit. Nderkohe qe, konform axhendes se kryeministrit Berisha, pritet te nenshkruhet marreveshja mes dy partive qe do ta zyrtarizonte perfundimisht perfshirjen e Partise Republikane ne qeverisjen e vendit dhe ne kete kontekst dhe rikthimin e Fatmir Mediut ne kabinetin qeveritar, pas me shume se nje vit e gjysme shkeputjeje. Por nuk ka kaluar gjithcka ne vaj ne mbledhjen e djeshme te kryesise se PR. Duke qene se Mediu ka pasur deshire qe gjithcka ta bente me se transparente ne caktimin e kandidatit per te marre postin qeveritar ne kabinetin e drejtuar nga Berisha, menjehere pas takimit me kreun e mazhorances ka kerkuar mbledhjen e kryesise se PR. Mbledhja eshte zhvilluar me tone te qeta, nderkohe qe zera te pakte kane kerkuar kontributin e Anila Godos, deri me tani Ministrie Shendetesie, ne qeverisjen e dyte te Berishes, duke e argumentuar se puna e saj ka qene efikase. Por shumica e kryesise se PR, teksa ka vleresuar kontributin e Godos ne krye te Shendetesise, ka ndare te njejtin mendim qe pjese e kabinetit qeveritar, ne krye te dikasterit te Mjedisit, e drejtuar deri me tani nga Xhuveli, te jete kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu. Me shumice votash, kryesia e PR ka vendosur te mandatoje kryerepublikanin Mediu qe te nenshkruaje marreveshjen me Berishen, per te qene ai pjese e kabinetit qeveritar. Mediu kthehet ne kete menyre ne kabinetin qeveritar te Berishes, pas doreheqjes se dhene ne mars te vitit 2008, pas shperthimit te municioneve ne Gerdec. Si i vetmi deputet i PR, Mediu, tashme pritet te jete dhe zeri i kesaj partie jo vetem ne Parlament, por dhe ne qeveri. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›