E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Rama kerkoi qeveri me PD

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka derguar perfaqesues te Kryesise se kesaj partie per te negociuar formimin e nje qeverie PS-PD dhe per te menjanuar nga ky koalicion LSI-ne. Kjo ishte deklarata qe beri dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne emisionin "Ora e Debatit" ne Ora News. Sipas tij, kjo taktike dhe te tjera u perdoren nga kreu i PS-se me qellimin e vetem qe mos te kishte nje koalicion bashkepunimi mes LSI-se dhe PD-se. "Ka pasur edhe te derguar nga kryesia e PS-se tek Berisha per bashkepunim me Partine Demokratike, vetem per faktin qe te mos behej qeveria LSI-PD", theksoi Meta. Ai u shpreh ne menyre te qarte se Partia Demokratike kishte alternativa te tjera per te krijuar qeverine me numrin e mandateve qe kishte fituar. Ilir Meta u shpreh se ne te gjitha kampet kishte deputete, te cilet ishin te gatshem te bashkepunonin me PD-ne, ne menyre qe te krijoheshin votat e duhura per nje koalicion qeverises. Por sipas Metes, ai dhe kryeministri Berisha kishin si qellim qe te ngrinin nje koalicion transparent, pa pasur nevoje per blerje dhe per trafik deputetesh. "Ju siguroj se vendimi qe kam marr per t'i thene "Po" Berishes ka ardhur, pasi kam qene i bindur. Une kam hedhur poshte ofertat e Rames, per t'u bere kryeminister nepermjet votave te deputeteve te trafikuar", deklaroi Meta. Ne kete kuader ai u shpreh, se bashkepunimi me kryeministrin Berisha ishte zgjidhja e duhur dhe deri tani ai ishte i kenaqur nga kjo bashkepunim. Ne menyre te vecante, kryetari i LSI-se shprehu konsiderata per kryeministrin Berisha dhe seriozitetin me te cilin e ofronte ai bashkepunimin. "Une mendoj se bashkepunimi me Berishen vlen. Ai ka nje perqendrim dhe seriozitet, te cilin nuk e kam pare te asnje politikan tjeter me pare", vleresoi Meta. Ne menyre te qarte ai deklaroi se per vendin do te kishte qene nje problem i vertete zgjedhja e Edi Rames si kryeminister. Sipas metes, Rama e sheh shtetin si nje tablo, ngjyrat e te ciles mund ti zbehe dhe t'i theksoje kur te doje. "Ne rast se Rama do te kishte marr mandatin e kryeministrit do te kishte probleme te medha ne kete vend. Ai e kupton shtetin si pikture, ku i vendos ngjyrat si do, por ai nuk e di shteti ka disa parime dhe rregulla te tjera per te funksionuar", deklaroi Meta. Kryetari i LSI-se e cilesoi qendrimin e Rames per bojkot si te marre dhe e akuzoi kryetarin e PS-se si nje person problematik per sa i perket shendetit mendor. "Me vjen keq per PS dhe per kolegun Petrit Vasili. Per PS, sepse ajo perfaqesohet nga ai njeri i cili po e fut ne qorrsokak me keto deklarata te marra", deklaroi Meta. Sipas tij, per t'u marre me shendetin mendor te Edi Rames, nuk del ministria e Shendetesise dhe as i tere stafi mjekesor ne vend.

Fatos Nano

"Se kuptoj me mua ca kane, po me Fatosin ca kane. Me vjen keq per PS, sepse ajo perfaqesohet nga ai njeri i cili po e fut ne qorrsokak me keto deklarata te marra. Zgjedhjet e 28 qershorit nuk jane si te 1996, dhe keto i beri me shume opozita se mazhoranca. Kjo eshte si puna e femijeve qe thone anulohet loja se s'fitova", tha Meta.

Meta: Per vjedhjen e database te LSI pyesnin Fatos Klosin

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta hodhi dje terthorazi akuza se ne vjedhjen e database-it te dhenave elektorale te kesaj force pergjate fushates zgjedhore ka implikim te ish-kreut te SHIK-ut, njekohesisht anetarit te kryesise se LSI-se, Fatos Klosit. "Per vjedhjen e database-it te LSI-se duhet te pyesni zotin Klosi. Ai i di mire keto pune", deklaroi Meta, mbi ngjarjen qe ai e raportuar disa here me pare. Por Meta nuk pranoi te zgjatej ne kete ceshtje, por theksoi se PS perdori menyrat me te "cmendura" per te demtuar LSI-se gjate fushates zgjedhore. Sipas Metes, vetem pak dite para zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, te dhenat elektorale per kandidatet e LSI-se, jane vjedhur dhe jane perdorur nga PS per te demtuar sa me shume ne zona te caktuara kete parti, gje te cilen e kishte arritur disa raste.

Kreu i LSI: Do te njohim 29 Nentorin si feste te Clirimit

Levizja Socialiste per Integrim do te vazhdoje ta festoje diten e Clirimit te vendit ne date 29 Nentor, ndryshe nga Partia Demokratike e cila i nderon Deshmoret e Kombit ne date 28 Nentor. Kryetari i kesaj partie, Ilir Meta deklaroi dje ndonese do te ishte pjese e koalicionit te djathte qeveritar, ai do t'i nderonte deshmoret si nje i majte. "Kjo nuk do te ndryshoj ne qendrimin tone, ne do te festojne 29 nentorin, sepse kete e njohin veteranet, ata qe e kane cliruar vendin. Ne do te vazhdojme ta festojme gjithmone kete date", deklaroi Meta, duke treguar nje pike ne te cilen ai nuk do te jete qe tani dakort me Berishen. Ne menyre te vazhdueshme e majta dhe e djathta shqiptare vazhdojne ta festojne te ndare diten e clirimit te vendit. Kete gje nuk duket se do e ndryshoj as koalicionet e perbashketa mes forcave politike.

"Pervoja e Kokes do sherbeje ne Kuvend e Ekzekutiv"

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta deklaroi se deputeti i kesaj partie ne Durres, Lefter Koka do te te ishte nje kontribuues i madh ne jeten parlamentare dhe ne ate qeverisese te vendit. Ilir Meta hodhi poshte zerat se bashkepunimi i tij me kryeministrin Berisha do te ishte i veshtire. Meta theksoi se pervoja e Lefter Kokes ishte e madhe si politikan dhe administrator i zoti. "Koka eshte kryetari i LSI-se ne Durres dhe deputet i kesaj partie aty. Ai eshte nje politikan me pervoje, e cila do t'i sherbeje parlamentit dhe ekzekutivit", theksoi Meta. "Kur te emerohem minister i Jashtem, nuk mund te bej gabimin te vij pa kravate ne emisione televizive", theksoi dje Meta, duke bere humor ne lidhje me statusin e tij aktual. Ai theksoi se ende vazhdonte te ishte nje zyrtar i LSI-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›