E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Shqiperia do te perfitoje 3.9 milione euro

Shqiperia perfiton nje fond prej 3.9 milione eurosh nga Bashkimi Evropian per bashkepunim nderkufitar me vendet fqinje dhe ato te BE-se. Per vitin financiar 2009, vendi yne mori me miratim te Komisionit Evropian shumen e siperpermendur, ne kuader te realizimit te programeve te bashkepunimit nderkufitar me Greqine, Malin e zi, Republikes ish-Jugosllave te Maqedonise dhe vendeve anetare te BE-se. Keto programe, synojne te nxisin bashkepunim mes njerezve, komuniteteve dhe institucioneve te zonave kufitare me qellim zhvillimin e qendrueshem dhe mireqenien e tyre, ne perputhje me interesat e banoreve te vendeve perkatese. Shqiperia do te perfitoje 1.6 milione euro nga ndihma financiare e BE-se per programin me Greqine, dhe nga 0.85 milion euro per secilin nga dy te tjeret, me Malin e Zi dhe Republiken ish-Jugosllave te Maqedonise. Gjithashtu, Komisioni Evropian miratoi edhe nje ndihme financiare prej me se 600 mije eurosh, per pjesemarrjen e Shqiperise ne Programin Evropian Nderkombetar te Bashkepunimit Territorial "Evropa Juglindore", dhe per here te pare ne programin "Mesdheu". Te dy programet synojne te mbeshtesin pjesemarrjen e partnereve nga vendet kandidate dhe potencialisht kandidate ne aktivitete bashkepunimi nder-kombetar se bashku me partnere nga vendet anetare te BE-se. Gjithashtu, ato synojne t'i njohin vendet kandidate dhe potencialisht kandidate me programe te bashkepunimit territorial ne kuader te Fondeve Strukturore te BE-se nga te cilat keto vende do te perfitojne pas integrimit. Programet "Evropa Juglindore" dhe "Mesdheu" perqendrohen kryesisht te risite, mjedisi, aktivitete me nje dimension te qarte nder-kombetar qe permiresojne sherbimet e transportit dhe telekomunikimit, dhe zhvillimin e qendrueshem urban. R. R.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›