E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Rama abuzon me fondet

Pogradec (Start)- Kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj rivalit socialist Edi Rama, duke e akuzuar atë se ka abuzuar me fondet e akorduara për ndërtimin dhe rikontriksionin e shkollave në Tiranë. I sapokthyer nga Maqedonia, shefi i ekzekutivit mori pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Petrushit në Pogradec. Gjatë fjalës së tij, Berisha ju përgjigj edhe akuzave të socialistëve lidhur me shkeljen e premtimeve gjatë këtyre viteve në mazhorancë. “Opozita është mashtruese dhe u përmbahet fjalëve boshe. Ne e kemi vërtetuar se jemi një mazhorancë që u është përmbajtur të gjitha premtimeve të dhëna. Ne ngritëm shkolla dhe sollëm standarte. Ndërsa Rama,i ka abuzuar me fondet e qeverisë për ngritjen dhe mirëmbajtjen e shkollave”, tha Berisha në Petrush të Pogradecit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›