Asambleja i kerkon rames eksluzivitetin e listes se deputeteve
Maqo Lakrori, platformë për bashkimin e PS-së
Propozohet që kandidatët t’i zgjedhë anëtarësia
Asambleja do të vendosë në mbledhjen tjetër
Në Partinë Socialiste vazhdon të gëlojnë ide të ndryshme dhe projekte që bien ndesh me frymën e kryetarit të saj, Edi Rama. Forumi ku kreu socialist ndeshet me mendimin ndryshe dhe shpeshherë dhe me kritika, është pikërisht Asambleja Kombëtare e partisë, ku vazhdon të ketë anëtarë ish-figura të rëndësishme të kësaj partie dhe themelues të saj. Rasti më i fundit ishte mbledhja e djeshme e këtij forumi ku Edi Ramës i është paraqitur një platformë e re organizative e partisë në prag të zgjedhjeve, një platformë që prek dy pika nevralgjike të problematikës së kësaj force politike, përgatitjes së listës së kandidatëve për deputetë dhe përçarjes së saj, gjë që vetëm kohët e fundit ka shënuar largimin e një grupi të mirë ish-themeluesish në një parti të re të drejtuar nga Petro Koçi. Ka qenë pikërisht një nga figurat më me peshë në këtë parti, ish-funksionar i lartë dhe ish-deputet i saj, Maqo Lakrori, i cili ka kërkuar një proces të hapur kandidimi për listat e deputetëve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe hapjen e një procesi ribashkimi të socialistëve, proces që duhet të mbyllet me një kongres ribashkimi.
Platforma “Lakrori”
Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së që u mbajt në Elbasan, Maqo Lakrori hodhi dy propozime, të cilat u mbështetën nga një pjesë e mirë e anëtarëve të këtij forumi, ndër të cilët dhe ish-sekretari dhe ish-deputeti Ilir Zela. Siç bëri të ditur dhe për gazetën “standard” propozuesi i kësaj platforme, pritet që ajo të marrë jetë në një mbledhje të ardhshme të Asamblesë, pasi u la që të diskutohet dhe të hidhet për miratim, pasi të jetë shqyrtuar nga ky forum drejtues. Duke shpresuar, Lakrori u shpreh dje për gazetën se pika e parë e platformës së tij kërkon që faza e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të bëhet direkt nga anëtarësia dhe simpatizantët e partisë përmes një konkurrimi publik të hapur ku të shihet pesha e çdo kandidati. Sipas tij, ky konkurrim të bëhet përmes një fushate të gjatë ku kandidatët të ballafaqohen përmes platformave konkrete. Ndërkohë, ai propozon dhe një ribashkim të socialistëve duke e parë këtë si një gjë të rëndësishme në prag të zgjedhjeve të reja. Sipas Lakrorit, Asambleja të përgatisë një kongres bashkimi të të gjithë socialistëve kudo ku janë. Ai bën kujdes që të sqarojë se bëhet fjalë vetëm “për një bashkim brenda Partisë Socialiste”, duke hedhur poshtë aludimet se mund të përfshihet dhe LSI-ja në këtë proces. Duke shpresuar në “open mind” të kryetarit dhe Asamblesë, Lakrori pret mbledhjen e ardhshme që platforma e tij të mos mbetet thjesht në fjalë, por t’i shërbejë realisht partisë.