Lala: Nuk më interesojnë rekordet
“Faktikisht nuk e prisja që Sllovenia të shkonte në Botëror. Realisht ata kanë një grup të mirë lojtarësh. Futbolli i sotëm tregon se po të kesh njjë grup të mirë, kualitete që ata i kanë mund të shkosh në botëror dhe mund të bësh edhe lojëra të mira. Them që Sllovenia ka punuar mjaft mirë këto vitet e fundit. Lojtarët luajnë në liga të rëndësishme në Europë. Siç e thashë, nuk kanë ndonjë yll, por arma e tyre më e mirë është grupi,” nis komentin e tij kapiteni i kuqezinjve në prag të ndeshjes së sotme kundër Sllovenisë. Më pas, Lala bën rezymenë edhe të periudhës kur ai nuk ka qenë i gatshëm për kombëtaren. “Ka ardhur një trajner i ri. Ka një koncept të ri në lojë. Edhe për lojtarët është me e lehtë për të luajtur ndryshe nga trajneri i mëparshëm. Me mundësitë që kemi mundohemi të japim maksimumin. Kjo është pak a shumë edhe kërkesa dhe detyra e trajnerit. Kjo është ajo që më ka rënë në sy dhe që është pozitive. Problemet e mia? Jo pak por shumë probleme. 2 vitet e fundit kam pasur disa lëndime të rënda, hernie, krocat dhe këputje muskuli. Në moshën time nuk ka më eksperimente me trupin. Këtu jam më i vjetri. Gjithsesi jam pak komfort dhe nuk desha t’u dorëzohesha dëntimeve. Pas një faze përgatitore në Turqi, ndihem akoma më mirë dhe do të jap edhe 20 për qind më shumë. Them se nga ana fizike kam arritur formën time optimale,” tregon Lala duke vënë theksin sidomos te forma e tij fizike, që nuk ka qenë aspak e mirë në sezonet e fundit. Por ai e merr me optimizëm faktin se në fund të sezonit mund të braktisë fanellën kuqez. “Nuk kemi çfarë t’i bëjmë biologjisë. Për mua do të jetë edicioni i fundit me kombëtaren kjo është definitive. Sa për Hanoverin duhet parë nga fundi i marsit ose fillimi i prillit për të parë nëse do të vazhdoj apo jo të jem në fushën e lojës apo në tribunë.”
Më pas, Altin Lala sqaron edhe atë që sipas tij është çështje fati – situata e Ervin Skelës. “Ervini ka kaluar një situatë shumë të vështirë. Në futboll flitet për fat. Tek ai kjo fjalë nuk ekziston. Shpresoj që në të ardhmen fati të jetë me të ndryshe nga vitet e fundit ku ka luajtur. Ervini ka shumë kualitet dhe duke parë ligën e dytë gjermane jam habitur që në këtë ligë luajnë lojtarë më të dobët se Skela,” tregon Lala. Në fund të konferencës për shtyp, shtashkurtri energjik tregon se nuk i interesojnë aspak rekorded, ndonëse ai do të bëhet lojtari më me shumë prezenca në kombëtare. Sllovenia ka shumë cilësi, madje do të thosha është më lart se Bjellorusia. Lala, njeriu i rekordeve? Statistikat nuk janë shumë të rë ndësishme për mua,” mbyll deklaratën e tij Altin Lala, kapiteni i përfaqësueses kuqezi.